AKTUALE

DLEGACIONI NGA ARABIA SAUDITE VIZITON TETOVËN

Sot më 23.07.2024 delegacioni nga Arabia Saudite në krye me zv.ministrin për çështjet Islame, Thirrje dhe Udhëzim i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Dr.Awad bin Sabti Al-Anezij vizitoi Tetovën.
Ata realizuan takime në Universitetin e Tetovës ku u mirëpritën nga rektori Prof. Dr.Jusuf Zejneli me bashkëpunëtorët e tij.
Më pas ky delegacion vizitoi Xhaminë e Larme në Tetovë.
Myftiu i Tetovës Dr. Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij, të udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz.Shaqir ef. Fetahu mirëpritën delegacionin nga Arabia Saudite si dhe i shoqëruan ata në takimet e realizuara.
Delegacioni i lartë nga Arabia Saudite qëndron në vizitë tri ditore në Bashkësinë Fetare Islame ku edhe ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi mes BFI-së dhe Ministrisë për çështjet Islame, Thirrje dhe Udhëzim pranë Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Related posts

Ligji për tatimin e solidaritetit në seancë parlamentare

admin

VLEN: Drin Ahmeti në Rolls Royce, Mijallkov në Ferrari, qytetarët në varfëri – Ky ka qenë regjimi BDI!

Gjyla Halili

Mexhiti në Stamboll takon çairasin Sabri Demiri, një nga këshilltarët më të besuar të Presidentit të Turqisë

Gjyla Halili