AKTUALE

Rruga Tetovë-Prizren, Mexhiti dhe Kasami premtojnë kalimin e marrëveshjes në Kuvend

Rruga Tetovë-Prizren mbetet një ndër projektet më të përfolura mes krerëve të VLEN-it në Maqedoni dhe qeverisë Kurti në Kosovë. Po derisa Kosova ka kaluar marrëveshjen për projektim të tunelit dhe ka ndarë mjete financiare për shpronësim të tokave nga do të kalojë rruga, në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ende nuk ka kaluar ratifikimin e marrëveshjes. Ditë më parë zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se ai në Kosovë ka biseduar për këtë rrugë, por prioritet mbetet autostrada Shkup-Bllacë.
Takimin e parë në Kosovë e kam bërë me ministrin Liburn Aliu, me ekipin e tij, unë isha me kandidaten për zv/ministre të transportit Kaltrina Zekolli dhe tema e parë ka qenë edhe për rrugën Tetovë-Prizren, veç tjerash kemi folur edhe për rrugën Shkup-Bllacë që 13 vite trumbetohet dhe nuk dilet nga këto dy kilometra. Ata punojnë intesivisht, pala kosovare dhe ne edhe pse jemi ditët e para pa u ulë mirë, kemi shkuar për këto dy tema”, tha Izet Mexhiti.

Kryetari i Tetovës, njëherazi edhe një nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, tha se tashmë Maqedonis do të duhet të kalojë ratifikimin e marrëveshjes për shpalljen e tenderit për hapjen e tunelit, por i pyetur se kur, Kasami u shpreh se kjo do të ndodhë në seancat e para të Kuvendit.

“Tanimë Qeveria e Maqedonisë së Veriu tregon përkushtim real, jo vetëm deklarativ, e dini që ne me kryeministrin Kurti dolëm për të promovuar një rrugë që lidhë Vicën me Tetovën, atëherë nisën procedurat për shpalljen e tenderit për projektin që lidhë Tetovën me Prizrenin. Ne informatat që i kemi, ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, tanimë do të duhet të kalojë e njëjta kontratë edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, që të shpallet tenderi ndërkombëtar dhe të nisin procedurat. Unë besoj se në seancat e para do të fillojë ratifikimi i marrëveshjes për shkak se ratifikimi është mes dy qeverive që të nisin procedurat për shpalljen e tenderit për projektimin e tunelit”, tha Kasami.

Ky projekt, siç ka deklaruar kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të kushtojë 200 milionë euro. Gjysma e projektit duhet të financohet nga Maqedonia, por deri më tani nga ana e qeverisë së Maqedonisë nuk ka asnjë hap konkret. Ritet të shihet nëse me rebalancin e buxhetit do të ketë mjete për këtë rrugë të shumëpërfolur dhe shumëpremtuar.

Related posts

Izet Mexhiti falënderon qytetarët e Shipkovicës për përkrahjen, mikpritjen dhe respektin

admin

Gërkovska: Me anëtarësimin në GFCE, kemi aleatë të fortë kundër sulmeve kibernetike

admin

Bekteshi: Shporta e konsumatorit llogaritet gabimisht, nuk kalon mbi 43.000 denarë

admin