AKTUALE

Ajdari: RMV-ja mashë në duart e Serbisë, putinistët në Qeveri po punojnë kundër Kosovës

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim parti që prinë në koalicionin, “Fonti Europian”, Rina Ajdari në një prononcim për RTV Dukagjini në Kosovë ka ngritur shqetësimin e Frontit për emrimin e Stoilkoviҫit në postin e ministrit për komunitete sepse siҫ tha është ai që nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Tha se RMV-ja për momentin është mashë në duar të Serbisë dhe vendeve tjera dhe ka në pozita të lartë të udhëheqësisë në Qeveri njerëz që mbështesin publikisht Putinin, Rusinë dhe Serbinë, kundër Kosovës.

Ajo foli edhe për arrestimin e ish ushtarit të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës nga ana e policisë në Maqedoni me kërkesë të Serbisë.

“Qartë po e shohim se Qeveria që para një muaji e morri mandatin gjithnjë e më tepër po bëhet mashë në duart e Serbisë. Kam bindjen se po përjetojmë periudhën më të vështirë që nga përfundimi i luftrave në Ballkan në vitet e 90-ta sepse kemi të hapur një front lufte në Europë, atë në Ukrainë ndërsa e gjitha kjo reflektohet edhe në Ballkan. Qeveria shum lehtë po vërehet në disa vendime që ka marrë së fundmi se lehtë po bëhet mashë në duart e të tjerëve dhe si e tillë luan lojën e të tjerëve., fatkeqësisht. Për këtë kemi dëshmi sepse kemi në ministër të ngarkuar për inplementimin e Marrëveshjes së Ohrit, pra për Sistem Politik dhe marrëdhënije mes bashkësive që është që është përkrahës i Putinit, pra është putinist dhe një ministër që nuk e pranon Republikën e Kosovës si shtet të pavarur”, tha mes tjerash Ajdari.

Kujtojmë Stoilkoviҫ përveҫ se është ministër, është edhe zëvendëskryeministër për marrëdhënije ndërmjet bashkësive dhe ka pasur disa reagime kundër koalicionit VLEN të cilët deri më tani nuk e kanë kundërshtuar atë..

Related posts

“Shqipëria do të bëjë gjithçka mundet”, Xhaçka pjesë e Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës

admin

Kasami: Kemi biseduar me Taravarin që të jetë kandidat për president

Gjyla Halili

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

Gjyla Halili