I pyetur për punën e deritanishme të qeverisë së re, kreu i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari për TV21 tha se nuk ka kohë që ta përcjellë të njëjtën, pasi është i angazhuar me detyrat në nivel lokal. Dehari tha se komuna po angazhohet në mërgimtarët të marrin shërbime sa më të mira gjatë vizitës në vendlindje.
Tani më qeveria e re i bën gati se një muaj që është formuar dhe të them të drejtën jo që i kam kushtuar vëmendje funksionimit të saj, me që përball nesh tani më përballë pushtetit lokal ka shumë kërkesa dhe shumë punë, sidomos në periudhën që lëmë pas, muajin që lëmë pas e karakterizon edhe momenti që gurbeçarët tanë të kthehen në vendlindje dhe kjo edhe më shumë na koncentron rreth punëve tona këtu që i kem, kërkesave të qytetarëve dhe përpjekjeve që t’u lehtësojmë sado pak me kushtet dhe shërbimet duke u ofruar çdo ditë, pjesa tjetër duhet të shohim se si do të vazhdojë më tutje”, tha mes tjerash Dehari për TV21.