AKTUALE

8-vjetori i tentativës për grusht-shtet, Kollashinac dhe Ahmeti vizituan Ambasadën e Turqisë

Me rastin e 8-vjetorit të përpjekjes për grusht-shtet ushtarak në Turqi, kreu i Unionit Demokratik Boshnjak, Munir Kollashinac, bashkë me disa deputetë dhe liderë të tjerë nga Fronti Europian, mori pjesë në mbledhjen komemorative në Ambasadën e Turqisë në Shkup, përcjell TV21.

“Në pritjen në rezidencën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut morën pjesë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim BDI – Ali Ahmeti, përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të partive politike dhe sektorit joqeveritar. Populli i guximshëm i Turqisë, nën udhëheqjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan arriti të mposhtë terroristët, të ruajë paqen, sigurinë, shtetin, demokracinë dhe të sigurojë prosperitet. Unioni Demokratik Boshnjak, si parti politike dhe ne boshnjakët, si popull vëllazëror i Turqisë, urojmë lidershipin politik turk dhe popullin vëlla dhe mik turk për heroizmin dhe demonstrimin e tyre se si duhet dashur dhe mbrojtur me të vërtetë shteti, por edhe si duhet ushqejnë demokracinë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Unionit Demokratik Boshnjak.
Ndryshe, përpjekja për grusht-shtet u zhvillua në natën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin pjesëtarë të ushtrisë turke.

Me urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe presidenti Recep Tayyp Erdogan.

Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen.

Related posts

Rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, Kamala Harris anulon fjalimin, ndërsa Donald Trump i afrohet fitores

Gjyla Halili

ALI AHMETI HOLBRUKU SHQIPTAR

Gjyla Halili

46 raste të reja me kollën e keqe

Gjyla Halili