AKTUALE

Dedivanaj: Kryeheroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po përjetësohet në bronz edhe në Malësi-Tuz

Z. Agron Dedivanaj, Kryetar i Shoqatës atdhetare “Jehona e Malësisë”, ka publikuar lajmin e jashtëzakonshëm në emër të katër shoqatave, me veprimtari atdhetare në Amerikë, “Malësia e Madhe NY”, “Malësia e Madhe Michigan”, “Malësia” në Kaliforni dhe shoqatës “Jehona e Malësisë”, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, kanë vendosur që edhe Malësia ta ketë të përjetësuar, kryeheroin kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, me shtatore impozante, duke iu bashkuar lokaliteteve të trojeve etnike dhe shteteve mike të kombit shqiptar në botë që kanë shtatore kushtuar kryeheroit tonë kombëtar.

Z. Dedivanaj ka deklaruar se “për tu bërë pjesë e këtij projekti madhështor nëpërmes kontributit monetarë dhe zemërgjërsis tuaj që emri juaj të shënohet me shkronjat e arta në ruajtjen e historisë dhe identitetit tonë Shqiptar, klikoni më sipër në linkun: GoFundMe!”

Ja ftesa e z. Dedivanaj:

https://gofund.me/8b715bab

Të nderuar bashkatdhetarë,

Në emër të shoqatave “Malësia e Madhe NY”, “Malësia e Madhe Michigan”, “Malësia në Kaliforni” dhe shoqatës “Jehona e Malësisë”, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, ju njoftojmë se permendorja e mbretit dhe kryeheroit tonë shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut po merr formë dhe është hapur rruga që edhe Malësia-Tuzi t’i bashkohet kryeqendrave shqiptare me vendosjen e shtatorës së Krye heroit të kombit.

Duke ditur që si ne në diasporë, ashtu edhe populli autokton shqiptar i Malësisë, e kemi pritur shumë gjatë ardhjen e kësaj dite, shoqatat e lartpërmendura vendosën njëzëri që të mbledhim fondet për punimin e shtatores përmes një forumi të hapur ku të gjithë shqiptarët pa dallim mund të kontribuojnë për të kompletuar shumën e fondeve të nevojshme në bazë të kontratës së punës me dy skulptorë me reputacion, ekspertizë dhe përvojë.

Krye heroi Gjergj Kastrioti-Skënderbeu po vjen edhe në Malësi-Tuz me ç’rast përzemërsisht ju ftojmë që të bëhëni pjesë e realizimit të këtij projekti me rëndësi të veçantë kombëtare, atdhetare dhe njerëzore.

Për tu bërë pjesë e këtij projekti madhështor nëpërmes kontributit monetarë dhe zemërgjërsis tuaj që emri juaj të shënohet me shkronjat e arta në ruajtjen e historisë dhe identitetit tonë Shqiptar, klikoni më sipër në linkun e

GoFundMe!

https://gofund.me/8b715bab

Banner

Related posts

LETRA E PARË E HAPUR E UDHËHEQËSIT ALI AHMETI – NJË MOMENT I RI NË KOMUNIKIMIN POLITIK, SHTETËROR, KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi takoi banorët e Lisecit: Do ta rekonstruojmë shkollën dhe do të krijomë qasje në Kodrën e Diellit

Gjyla Halili

Zeqirija Ibrahimi: Nuk e largojmë askënd nga puna pse është punësuar nga BDI-ja!

Gjyla Halili