AKTUALE

Izet Mexhiti: Qeveria për penzionistët, jetë të dinjitetshme për të gjith qytetarët

KALOJMË NË VEPRIM PËR PENSIONISTËT!
Zv. Kryeministri i parë Izet Mexhiti, së bashku me ministrin Limani, kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu, dhe deputetin Bekim Sali sot kan realizuar takim me penzionistët të cilët i kan informuar për ritjen e penzioneve për 5000 denarë dhe atë 2500 denarë nga shtatori dhe faza e sytë nga muaj mars vitin e ardhshëm.

“Pensionistët janë njerëzit, që me punën e tyre të dikurshme, e ndërtuan këtë vend. Prandaj, Qeveria jonë është e përkushtuar për t’u përkujdesur për pensionistët” – ka shkruar Mexhiti.

Më tej Mexhiti ka thënë që për dallim nga qeveria e kaluar, kjo qeveri është e përkushtuar për një jetë më të dinjitetshme për të gjith qytetarët.
Ja postimi i plotë:

Pensionistët janë njerëzit, që me punën e tyre të dikurshme, e ndërtuan këtë vend. Prandaj, Qeveria jonë është e përkushtuar për t’u përkujdesur për pensionistët.
Bashkë me ministrin Fatmir Limani, kryetarin e Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin Bekim Sali, takuam pensionistët, të cilët i informuam për rritjen e pensioneve prej 5.000 denarë. Faza e parë e rritjes prej 2,500 denarësh fillon nga shtatori i këtij viti, ndërsa faza e dytë nga muaji mars i vitit të ardhshëm.

Për dallim nga qeveria e kaluar që harroi pensionistët, ne jemi qeveri që përmes veprimeve konkrete synon ndërtimin e një vendi të jetueshëm. Qeveria e sotme është zotuar që të punojë çdo ditë për t’iu ofruar të gjithëve një të ardhme të dinjitetshme.

Related posts

Lëvizja Demokratike në Gostivar mbajti mbledhjen e Këshillit Themelues

Gjyla Halili

“Jehona e Malësisë” nesër organizon darkën e parë për  mbledhje fondesh

Gjyla Halili

Veber kërkon nga VMRO-DPMNE që ta respektojë Marrëveshjen e Prespës

Gjyla Halili