AKTUALE

Sot mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i Alternativës, pritet zgjedhja e kryetarit të ri të partisë

Partia Alternativa sot pritet të mbajë Kongres të Jashtëzakonshëm me fillim nga ora 15:00 në Kumanovë, ku mes tjerash pritet që të zgjidhet edhe kryetari i partisë, përcjell TV21. Kjo vjen pasi kryetari i AAA-së, Afrim Gashi dha dorëheqje pasi u emërua për kryetar të Kuvendit.

“Të nderuar, sot, më 06.07.2024, me fillim në orën 15:00 do mbahet. Kongresi i Jashtëzakonshëm Zgjedhor i Alternativës në Pallatin e Kulturës në Kumanovë. Pas zgjedhjes së kryetarit Afrim Gashi për Kryetar të Kuvendit të kryetarit, më datë 28 maj të vitit 2024, ai dha dorëheqje nga funksioni kryetar i Alternativës dhe për ushtrues detyre u caktua nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Alternativës.

Ndryshe, emra që përfliten si kandidatë për kryetar të partisë janë, ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë, Bekim Sali, si dhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Zeqirija Ibrahimi.

Banner

Related posts

“Gjithçka gati në UET për dekorimin e Ali Ahmetit me titullin Doctor Honoris Causa”

Gjyla Halili

Soon you’ll be able to travel from London to Scotland in just 45 minutes

admin

“I uroj shëndet, le ta bëjë punën si duhet”, Mexhiti: Ilire Dauti mbetet kryetare e komisionit për Politikë Sociale

Gjyla Halili