OPINIONE

TE ALI AHMETI NË SELINË HEROINË TË BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

Sot ishte vizita ime e parë te Udhëheqësi i popullit shqiptar, te shoku e bashkëveprimtari ynë Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve presidencilae e parlamentare, të 24 Prillit dhe të 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut!
Kurdoherë që realizohen vizita te shqiptari i madh, Lideri kombëtar Ali Ahmeti në Selinë e Tij Heroinë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, dashuria për popullin, për Atdheun dhe për Kombin, të gjitha në një, rriten në përmasa të mëdha!

Në personalitetin madhor të Udhëheqësit Ali Ahmeti, shkrihet e skalitur në formë lapidare thënia e madhe e Homerit, se “…Ilirët nuk mund të mposhten pa eleminuar Udhëheqësin e Tyre!…”

Prandaj mund të thuhet me shumë vendosmëri se BDI dhe Fronti Europian, Jo Rusisë, Po Europës, është në rrugën e drejtë dhe në një të ardhmen të afërt, do të jenë zotërues legjitim të shtetit duke ushtruar pushtetin e fitores me votë të lirë dhe me kurs të mirëfillët euroatlantik!

Ali Ahmeti nuk është mposhtur në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare te 24 dhe 8, prandaj Ai është fitimtar, dhe shqiptarët duhet të jenë optimist se vota e tyre nuk ka shkuar huq, sepse megjithëse kundërshtarët ishin në akord të plotë, nuk është arritur të eleminohet!

Dita e rikthimit do të jetë e afërt!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 4 Korrik 2024!

Related posts

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi dhe faktori shqiptar/ NGA EGLANTINA ALLIAJ

admin

VOTA PËR ALI AHMETIN ËSHTË PLUMB KUNDËR ARMIQËVE TË KOMBIT

Gjyla Halili

Shqiptarët kanë kë të zgjedhin, kanë arsye edhe pse të zgjedhin dr. Bujar Osmanin për President!

Gjyla Halili