AKTUALE

Ademi porosi VLEN-it: Demantoni Mickoskin nëse keni guxim

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili duke komentuar vërejtjet e euroambasadorit David Geer dhe ambasadores amerikane Angela Ageler për idenë e zhbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, tha se “është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit, përcjell TV21. Ademi thotë se VLEN nuk ka guxim të kundërshtojë dekalratat e Mickoskit, që sipas tij po “qorton” aleatët tanë.

“Asnjë fjalë s’po u shpëton nga goja! Të dehur duke i shijuar ato pak poste si jolegjitim në Qeveri, nuk guxojnë ta thonë as edhe një fjalë lidhur me “shuplakat” që mori kjo Qeveri që në javët e para nga përfaqësuesit diplomatik më të rëndësishëm në vend, respektivisht ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Angela Aggeler dhe David Geer të cilët dolën kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve. Kryetarët e VLEN-it, koalicionit humbës, koalicionit nënshtrues ndaj Mickovskit, që vajtonin ditë e natë, sipas tyre për sistemin e kapur të drejtësisë, sot kur Shefi i tyre (Mickovski) i “qorton” edhe aletatët tanë, të cilët dhanë vërejtjet e para ndaj këtij ekzekutivi për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, nuk guxojnë ta thonë edhe një fjalë se a qëndrojnë edhe ata në një vijë me Shefin e tyre. E që sigurisht se qëndrojnë. “600.000 qytetarë kanë votuar për këtë koalicion” tha Micksovski! Le ta demanton dikush nga krerët e VLEN-it, nëse kanë guxim, e që është e dëshmuar më që nuk kanë, se qytetarët nuk kanë votuar një Kryeministër që i “qorton” aletatët tanë më të rëndësishëm në integrimin tonë europian. Por, jo! Nuk kanë guxim dhe janë duke i vetëshijuar ato pak poste xhentëlmene në ekzekutiv”, shkruan Ademi./tv21.tv

Related posts

Ratkoceri: Retorika e VMRO-së fuqizon BDI-në, ndërsa po e defaktorizon VLEN-in që më pas t’ua ofrojë Ministrinë e Byrekut

Gjyla Halili

Libri ” Porosia e Kullës”, nga Dr.Pashko Camaj u promovua në Prishtinë

Gjyla Halili

Mbi 83.5 milionë euro përfituan katër klinikat private në Maqedoni gjatë 2023

Gjyla Halili