AKTUALE

Mexhiti: Rruga jonë drejt eurointegrimeve dhe qeverisjes së ndershme dhe korrekte është e percaktuar qartë

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së në RMV, Dejvid Gir.
Siç informojnë nga MMJPH, në takim u shtjelluan disa tema aktuale si lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, shteti i së drejtës, ndryshimet kushtetuese dhe sundimi i ligjit.

“Gjithashtu, në takim u fol rreth stabilitetit të përgjithshëm dhe frymës europiane të Qeverisë së re”, thonë nga MMJPH.
Ministri Mexhiti falenderoi ambasadorin Gir për mbështetjen e dhënë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane.Njëkohësisht, diplomati evropian edhe njëherë kumtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë më të mirën dhe se presin nga Qeveria që të përkushtohet maksimalisht në zbatimin e detyrave të saj.

“Ministri Mexhiti falënderoi Delegacionin e BE-së për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian”, njoftojnë nga MMJPH.

Në takim u diskutua për statusin e projekteve aktuale dhe sfidat në zbatimin e Programit Operativ Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA II.

“U evidentuan sfidat dhe u riafirmua përkushtimi personal i ministrit Mexhiti dhe i Qeverisë për tejkalimin e tyre dhe përshpejtimin e proceseve për realizimin e aktiviteteve nga dokumentet programore të BE-së përmes të cilave shfrytëzohen mjetet nga fondet e BE-së”, theksojnë nga ministria.

Ministri Mexhiti u zotua se do të punojnë me përkushtim maksimal për të dhënë një pasqyrë se si duhet të qeveriset drejtë, pastër dhe me ndershmëri.

Banner

Related posts

Merita Mustafai porosi kandidates së VMRO-së: Më 8 Maj do të merni përgjigjen e popullit ju dhe vazalët tuaj

Gjyla Halili

BDI akuzon qeverinë për kapje të shtetit: Mickoski, ku janë hetimet për Mexhitin dhe Taravarin?

Gjyla Halili

Vizitë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Gjyla Halili