AKTUALE

Mexhiti: Ja kur do votohet Qeveri, cili do jetë pozicioni i tij dhe i Taravarit

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Izet Mexheti për Alsat konfirmoi se qeveria e re do të formohet pas festës së Bajramit, me 19 apo 20 qershor.

Mexhiti, gjithashtu tha se ai do jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë, ndërkaq Arben Taravari do të jetë ministër i Shëndetësisë.

“Unë dhe Taravari do të jemi sipas të gjitha gjasave në ekzekutiv. Unë pozicionin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Ekologjisë, ndërsa Taravari sërish do të udhëheqë resorin e shëndetësisë. Kasami prapë do i kthehet Tetovës, për ta përmbyllur mandatin që e ka filluar me sukses. Resorët tjera do të jenë kuadro nga VLEN-i. Mund të potencoj se do të ketë edhe një zëvendëskryeministër, pra unë do të jemi i pari, pra do të kemi dy zëvendëskryeministra shqiptarë në ekzekutivin e ri. Kandidat serioz që besoj që do të Arben Fetai. Për eurointegrime këto ditë duhet të vendos Alternativa. Për Ekonomi dhe Politikë Sociale duhet të vendos BESA, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Në lidhje me votimin e ligjit për riorganizim të qeverisë nga deputetët e BDI-së, të cilët paraprakisht deklaruan se me këtë po zhvishen shqiptarët nga pushteti, Mexhiti thotë se VLEN ka qenë e informuar për takimet mes përfaqësuesve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

“Ajo tregon se janë kontradiktorë, e kanë humbur busullën politike dhe brenda ditës i ndërrojnë qëndrimet. Japin deklarata të tilla, mandej në fund votojnë. Ne e kemi ditur për shkak se kemi qenë në rrjedha për takimet që janë zhvilluar të Frontit Europian dhe të koalicionit VMRO-DPMNE. Janë bë edhe me pëlqimin tonë. E dyta, mendoj se edhe po të mos kishte një marrëveshje të këtillë që është simbolike dhe shumë e parëndësishme, tre deputetë nga Fronti Europian kanë pasur të votojnë ndryshimet për riorganizimin e Qeverisë. Nuk flas me emra, por i dimë emrat dhe këto për ta mbuluar muhabetin se Fronti Europian po shpërndahet, mandej janë futur në bisedime për ta votuar të gjithë, por kur kanë hyrë ta votojnë të gjithë, ka dalë edhe më keq se në fund s’kanë votuar deputetët e Ziadin Selës dhe Zejdi”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetar i Lidhjes Demokratike.

Zërave që BDI po mundohet t’i afrohet VMRO-së me qëllim që të kërkojë mbrojtje nga përndjekja eventuale, Mexhiti u përgjigjet se qeveria në ardhje është e qëndrueshme dhe nuk ka nevojë të njolloset me siç thotë ai, akrobacione të tilla politike./Alsat

Related posts

Ageler: Ose e përkrah atë që është e nevojshme për të ecur drejt BE-së ose je kundër

admin

Si ta hiqni llakun nga thonjtë pa aceton: Truk praktik i cili ka sukses gjithmo

admin

Grubi: Përjetësisht mirënjohës Amerikës

Gjyla Halili