AKTUALE

Despotovski me mesazh simbolik para Muzeut të Qytetit të Shkupit e njoftoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së

Drejtori aktual i ZZHIT, Jovan Despotovski, sot para Muzeut të Qytetit të Shkupit e dorëzoi kandidaturën për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, duke dërguar mesazh se partia është në një situatë të rëndë dhe ka nevojë për një fillim të ri.

“Pas nesh është stacioni hekurudhor më i goditur nga tërmeti katastrofik para 61 viteve. LSDM gjendet në një situatë shumë të rëndë dhe LSDM ka nevojë për një fillim të ri. Atë që e publikuam sot një program të ri për LSDM të re. Besojmë edhe se do të bëjmë përpjekje që gjithë programi ynë, gjithë ekipi ynë do të punojë në atë njejtë si Shkupi, arriti të ngritet nga hiri, të rindërtohet dhe të bëhet qytet i bukur, ashtu edhe LSDM sërish do të fillojë dhe do të jetë parti e re e cila do të bashkojë, jo vetëm anëtarët  e saj, por do të jetë parti e të gjithë qytetarëve”, tha Despotovski.

Siç njoftoi Despotovski, nëse zgjidhet për kryetar të LSDM-së, do të zbatojë mekanizëm të ri përmes të cilit partia do të veprojë si opozitë konstruktive. Theksoi se do të formojë qeveri në hije, për të cilën tha se do të jetë opsion i qytetarëve të mendojnë dhe të zbatojnë.

Despotovski u bëri thirrje kundërkandidatëve të tij së bashku të bëjnë përpjekje për proces zgjedhor korrekt në parti, sepse, siç tha, vetëm me proces të pastër zgjedhor Lidhja Socialdemokrate do të mund të hyjë në një proces të ndërtimit të sërishëm.

Related posts

Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës me mbledhje historike në Prishtinë!

Gjyla Halili

Ish-kryeministri Kovaçevski dha dorëheqje nga pozita e kryetarit të LSDM-së, këtë e kërkoi edhe nga anëtarët tjerë të partisë

Gjyla Halili