Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova e pyetur për të komentuar akuzat nga “Fronti Europian” për majorizim ndaj pakicave, ajo thotë se kjo akuzë nuk qëndron.
“Nuk e kuptoj se çfarë do të thotë shumica e pakicës. Nuk ka një gjë të tillë. Ka një fitues në zgjedhje”, tha Siljanovska-Davkova, duke aluduar tek fituesi që është VMRO-DPMNE.
Sipas saj, edhe qeveritë që nga e para në vitet e 90-ta e deri më sot kanë qenë multietnike.
“Kuptohet se zgjedhja bëhet sipas përcaktimit ideologjik, zgjedhja bëhet edhe sipas përcaktimit programor, zgjedhja bëhet edhe pasi të gjejmë se me kë do të arrinim rezultatetmë të mira të reformës. Është logjike që herë je pushtet, herë opozitë. Është e rrezikshme që gjithmonë të jesh në pushtet. Andaj edhe kjo është arsyeja pse është koha për ndryshime”, shtoi Siljanovska-Davkova.
Lidhur me dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë, ajo tha se mund të jepet më herët, por shton se është duke i studiuar të gjitha elementet që të mund të veprojë sipas Kushtetutës.
Fronti Evropian ndhe Bashkimi Demokratik për Integrim tha javën e kaluar se mbeten konsistente me qëndrimin e tyre për respektimin e zërit të popullit shqiptar dhe të komuniteteve tjera etnike, sepse siç thonë ata, është garancia e vetme e stabilitetit dhe vazhdimësisë progresive të vendit. Sipas tyre, po ndodhë majorizim, që nënkupton mbivotim apo tejkalim të shumicës. (INA)
previous post