AKTUALE

AMBASADORJA AMERIKANE ZNJ. ANGGELER, NDALOJE KRIJIMIN E QEVERISË ME PAKICË SHQIPTARE NË MAQEDONI TË VERIUT


E nderuara Ambasadore e SHBA-së në Maqedoni të Veriut, Znj. Angela P. Aggeler!
Kanë përfunduar zgjedhjet në Maqedoni të Veriut!
Fituese e zgjedhjeve në kampin maqedon është VMRO-DMPNE me Hristijan Mickoskin Kryetar!
Fituese e zgjedhjeve në kampin shqiptar është Fronti Europian me Ali Ahmetin Kryetar!
Nëse partia politike maqedone, fituese e zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut, lejohet e lirë të zgjedhë kë të dojë nga shqiptarët për partner koalicioni, atëherë partia apo fronti, jo vetëm me lider Ali Ahmetin, por në të ardhmen edhe vazhduese e rrugës së Tij po të jetë, kurrë nuk do të ishte e mundur të jetë bashkë në drejtim të ekzekutivit në Mqedoninë e Veriut!

Shumë e nderuara Ambasadore e SHBA-së në Maqedoni të Veriut, Znj. Angela P. Aggeler!
Ashtu sikur e dini, luftërat e armatosura çlirimtare, ku do në botë bëhen për çlirim nga pushtuesi!
Në IRJM-së, sot Maqedoni e Veriut, lufta e armatosur në mes UÇK-së dhe aparatit shtypës e antishqiptar shtetëror maqedon,  është bërë për liri dhe të drejta të barabarta, të popullit shqiptar me atë maqedon, pra kundër çdo forme të majorizimit!

Si njëri nga miqtë e veçantë të Ambasadorit Amerikan Jams W. Pardew, me të cilin deri sa ka ndrruar jetë kam pasur kontakte, Ai në një letërkëmbim, më ka shkruar më sa vijon:“…Mr. Sylejmani, thank you for the kind words. 
I consider the Ohrid Agreement to be the highlight of my professional career. jp…”!
(Z.Sylejmani, faleminderit për fjalët e mira. 
Konsideroj se Marrëveshja e Ohrit është pika kryesore e karrierës sime profesionale. jp)!
Ma ka shkruar Ambasadori Amerikan James W. Pardew, gjatë komunikimit të Tij, me mua në facebook, më 5 Maj 2021, në ora 20:49!
Unë jam qytetar nga Kosova, por shfrytëzoj të drejtën time, si ish drejtues në luftën e UÇK-së, dhe si Shef për Mardhënie me US ARMY në Campin Bondstel, nga Zona Operative e Karadakut, por edhe Shef për Informim i TMK-së, Zona e 6-të, të ju drejtohem me apelin e madh njerëzor e kombëtar!

Ndërhyej e nderuara Ambasadore!
Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadore e nderuar Znj. Angela P. Aggeler, Ty të dëgjojnë e të respektojnë shqiptarët, por edhe maqedonët do të duhej dhe shpresoj se po!

Mos lejoni të mos rrespektohet e në rastin më të keq, edhe të shkatërrohet Marrëveshja e Ohrit, e cila në mes tjerash, ishte edhe pika kulmore e karieres diplomatike e Mikut tim te Madh, Ambasadorit Amerikan James W. Pardew!

Jam shumë i sigurtë, se të gjithë e kemi të qartë, se pa Ali Ahmetin në Qeveri, ska progresivitet e as stabilitet në Maqedoni të Veriut!
Ndërhyjë e nderuara Ambasadore  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Znj. Angela P. Aggeler, mos lejoni të nëpërkëmbet vullneti i shumicës shqiptare në Maqedoni të Veriut!

Me shumë respekt, Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 31 Maj 2024!

Related posts

Faton Ahmeti uron të gjithë besimtarët fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Gjyla Halili

Rinia e Sarajit mbështet fuqishëm Blerim Bexhetin, organizim madhështor në pritje të kandidatit për president për syfir në Saraj

Gjyla Halili

Gjermania kërkon veprime shtesë për situatën në veri para heqjes së masave

admin