AKTUALE

Panair për burime ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik në Skopje Siti Moll

Në organizim të Asociacionit solar të Maqedonisë së Veriut, prej sot e deri më 2 qershor në Skopje Siti Moll për herë të tretë me radhë do të mbahet Panairi për burime ripërtëritëse të energjisë dhe efikasitetit energjetik, ku do të marrin pjesë mbi 20-të kompani të renomuara nga rajoni dhe Evropa.

Gjatë tri ditëve, vizitorët do të mund të vizitojnë tenda të prodhuesve dhe tregtarëve të pajisjes solare, siç janë: panele fotovoltaike, bateri për ruajtjen e energjisë elektrike, pompa ngrohëse, kolektorë foto/termikë për prodhimin e energjisë elektrike dhe ujit të nxehtë, trafostacione, mbrojtje nga rrufeja, inverterë, robotë dhe makina pastrimi për kolektorë solarë, tharëse solare, kolektorë ajri, biçikleta elektrike, karikues elektrikë, boilerë solarë dhe shumë segmentë tjerë dhe prodhime të cilat shfrytëzojnë burime ripërtëritëse të energjisë.

Panairi për pajisje solare është në organizim të Asociacionit solar të Maqedonisë së Veriut “Solar Maqedoni”, i përkrahur në kuadër të projektt të USAID-it “Aktiviteti për përforcimin e ekosistemit afarist”, i implementuar nga Konstalting për zhvillim strategjik.

Related posts

Bdi: Edhe ata pak që kanë mbetur në Vlen nuk guxojnë të heshtin përballë largimit sistematik të shqiptarëve nga pozitat kyçe shtetërore

Gjyla Halili

Kurti: Nga sot filloi zvogëlimi edhe për 25% të tjera i pranisë së policisë së Kosovës në tri ndërtesat e komunave në veri

admin

Varhelyi: Plani për rritjen ekonomike, inkurajim për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar

Gjyla Halili