Sot, më 30 Maj (e enjte), Reisul Ulema i BFI e RMV – së H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i SHMI Medreseja “Isa Beu” Dr. Islam Islami, sekretari, prof. Avni Neziri, Muftiu i Muftinisë së BFI – Shtip, Mr. Nasir ef. Rexhepi, drejtori i sektorit fetaro – arsimor, Mr. Hfz. Fejzulla Sadiki, të mirëpritur nga koordinatori i paraleles së Shtipit, Prof. Idris ef. Halid si dhe stafi edukativo arsimor i paraleles respektive, morrën pjesë në solemnitetin e përcjelljes së gjeneratës së XVI. të paraleles së shtrirë në Shtip.
Programi u hap me lexim nga Kur’ani, pas së cilit pasoi referati lamtumirës nga nxënësi Almir Bilalli
Në fjalën e tij mirëseardhëse Muftiu i Muftinisë së BFI – Shtip, Mr. Nasir ef. Rexhepi, fillimisht ju dëshiroi mirëseardhje mysafirëve të pranishëm në këtë solemnitet dhe në veçanti shprehi mirënjohje të thella në drejtim të Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, për prezencën e tij në këtë manifestim solemn duke e vlerësuar lartë përkrahjen e tij të pakompromis në kultivimin e dijes së kristaltë Islame, e cila arriti kulminacionin me akreditimin e SHMI Medreseja “Isa Beu”.
Në cilësi të nikoqirit, këtë event e përshëndeti drejtori gjeneral i SHMI Medreseja “Isa Beu”, Dr. Islam Islami, i cili theksoi se mburet me këtë paralele si dhe me këta nxënës të cilët janë arsye e prezencës sonë në këtë mbrëmje.
Fjala e rastit padyshim që i takoi kreut më të lartë të organizimit të jetës fetare Islame në vend, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Në fjalën e tij Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, pasi përshëndeti të pranishmit dhe i përgëzoi autoritetet për organizimin fascinant të këtij eventi kuptimplotë, e filloi fjalimin e tij duke iu referuar ajetit 105 të sures Maide ku Allahu i Gjithdijshëm thotë: “O besimtarë! Ruajuni! Kur të gjendeni në rrugën e vërtetë, nuk do t’ju dëmtojë ai që është i humbur. Te Allahu të gjithë do të ktheheni, e do t’ju lajmërojë për atë që keni punuar”.
Të dashur nxënës të cilet jeni arsye e prezencës sonë këtu në këtë event, jam shum i nderuar me ftesën tuaj që unë të jem sonte këtu në mesin tuaj. Arsyeja qëndron në atë se BFI e RMV – së dhe profesorët në përgjithësi i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj vatre arsimore.
Është e lehtë të jesh medresant në viset e tjera, por është sfidë e llojit të vet, të jesh nxënës në këtë Medrese, për faktin se kjo Medrese është themeli i renesansës së Islamit ne këto ambiente.
Ka dy gjëra të cilat e veçojnë këtë mbrëmje:
E para është mallëngjimi, e cila në vete ngërthen kujtime nga më të ndryshmet të cilat i keni përjetuar gjatë katër viteve të kaluara.
E dyta është gëzimi, për arsye se keni dhënë mund dhe angazhim jashtzakonisht të madh për të arritur deri në këto nivele.
Ju të dashur medresant, jeni modeli unikal dhe shembullorë i aktualitetit botëror.
Sot bota përjeton zhvillime të jashtzakonshme materijale dhe teknologjike, por në fakt përjeton një kataktlizmë në aspektin moral njerëzorë.
Ju jeni ata te cilët brenda katër viteve keni arritur te mishëroni shkencën dhe moralin. Botës sot i paraprin një rrezik i madh i anomalive shkatërruese për sojin njerëzor si alkoolizmi, narkomania dhe prostitucioni.
Ju jeni subjekt i kombinimit të morales dhe profesionales. Un mendoj se ky profil i nxënësit, i studentit duhet veçuar dhe duhet zënë vend në secilën shkollë dhe fakultet.
Ju do jeni prijatarë të paraqitjes dhe prezantimit te moralit shembullorë kudo që të vazhdoni rrugetimin e jetës suaj.
Këto 3-4 vite të fundit ne kemi luftuar që nxënësit tanë të jenë të barabartë me nxënësit e shkollave tjera duke dhënë maksimumin nga ana jonë që Medreseja jo vetëm të akreditohet por të jetë e barabartë me gjitha shkollat e tjera.
E kam patjetër ta pranoj se jam shum i kënaqur me punën e kësaj medreseje, me metodologjinë e saj dhe jam shum krenar që sot ne kemi edhe doktor shkencash i cili ështe kuadër i kësaj vatre arsimore.
Kjo medrese qëndron në këmbë të fuqishme dhe duar të sigurta. Jam shum i kënaqur me punën e Muftiut Nasir ef. Rexhepi si dhe koordinatorit të paraleles prof. Idris ef. Halid.
Më lejoni që në fund t’ua uroj maturën duke ju dëshiruar që sa më shpejt të diplomoni dhe të vazhdoni sukses’shëm rrugëtimin tuaj shkencorë, ashtu që të ktheheni dhe ti shërbeni Islamit dhe shoqërisë të së cilës i takoni.
Urime edhe për familjarët e juaj, profesorët, imamlerët, koordinatorin si dhe Muftiun e nderuar te cilët kanë ndarë gëzimin e maturës tuaj.
Fjalë përshëndetëse i’u dha edhe atashehut për çështje fetare pranë Ambsadës së Republikës së Türkiyes, Mustafa Bodur si dhe përfaqësuesit të shoqatës së “Hüdayi Vakfı” Shuajb Basharan.
Në fund të programit, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai ndau plaketë për Muftiun e Shtipit Mr. Nasir Rexhepi si dhe mirënjohje për koordinatorin e paraleles së shtrirë të Shtipit prof. Idris Halid!
next post