AKTUALE

Thellohet përçarja me VV-në, Osmani i kundërpërgjigjet një deklarate të Konjufcës: Qesharake

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me tone të ashpra ka komentuar një deklaratë të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, lidhur me çështjen e mosinformimit rreth letrës që kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, e kishte dërguar në Këshillin e Evropës. Krye i Kuvendit e kishte arsyetuar veprimin e ekzekutivit me se e para e shtetit ishte në vizitë zyrtare jashtë vendit.

Presidentja Osmani e ka konsideruar qesharake deklaratën e Konjufcës dhe po ashtu faktin që letra më parë ka rënë në duart e dikujt nga shoqëria civile në Gjermani, sesa të Presidencës, Kuvendit, shoqërisë civile apo qytetarëve të Kosovës.

“Në qoftë se tema paska qenë të mos prezenca fizike në Kosovë, atëherë si është e mundur që një njeri nga shoqëria civile në Gjermani që po ashtu nuk ishte prezent në Kosovë e mori atë letër para Presidencës së vendit, para Parlamentit të vendit, para shoqërisë civile në Kosovë, para popullit të Kosovës dhe e botojë atë në Twitter, pra për ta informuar një person që fare nuk është në institucione paska pasur mënyra kurse për ta koordinuar dhe vendosur bashkërisht një temë të tillë nuk paska pasur mënyra që të koordinohet me presidenten. Kjo vërtetë është qesharake”, ka thënë ajo.

– Advertisement –

Osmani pas letrës së dërguar nga Gërvalla, ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët shtetërorë se nuk do të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.

“Unë nuk e kam dëgjuar një deklaratë të tillë do të befasohesha jashtëzakonisht shumë në qoftëse dikush vërtetë deklaron diçka të tillë sepse jemi në vitin 2024 ku telefonat funksionojnë  shumë mirë pavarësisht në cilën zonë kohore jëmi dhe në të njëjtën kohë të gjitha komunikimet tona deri tani në këto tri vite e gjysmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e politikës së jashtme kane qenë pikërisht përmes telefonit sepse dikush nga institucionet gjithnjë ka qenë jashtë vendit dhe të thuhet që një informatë kaq fondamentale për një proces kaq kapital që e ka ndryshu në tërësi qëndrimin që ne e kemi mbajt deri atë ditë. Që nuk mund të nxirret çështja e Asociacionit nga marrëveshja e tërësishme, që nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova por duhet të ketë zbatim paralel, që nuk mund të ndërlidhet procesi i dialogut me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

“Të gjitha kanë rënë në ujë me ofertën që është bërë atë ditë sepse ajo ofertë nuk ka qenë as për nga përmbajtja e as për nga procedura vazhdimësi e listës së zotimeve që e kanë nënshkruar të tre liderët prandaj është domosdoshmëri kushtetuese në përputhje me nenin 84 që qeveria ta koordinojë një veprim të tillë me udhëheqësen e politikës së jashtme që sipas kushtetutës sonë gjithnjë ka qenë dhe mbetet institucioni i presidencës e të thuhet që kjo në çfarëdo mënyrë paska pas të bëjë me largësinë për mua është diçka që nuk dua ta besojë që dikush e thotë sepse nuk ka fare të bëjë me realitetin dhe tregon që në njëfarë mënyrë po tentohet që ky moskoordinim për një çështje kaq kapitale të lihet si faj të presidenca që për mua është vërtetë edhe shumë qesharake sepse të gjitha institucionet e dinë shumë mirë që presidentja e vendit ka qenë 24 orë të çdo ditë të javës në komunikim me të githë për tema të rëndësisë kapitale sidomos në fushën e politikës së jashtme që janë brenda mandatit të presidentes e kjo absolutisht për mua është befasi tepër e madhe se kushdo qoftë ta thotë një gjë të tillë mund të ketë qenë ndonjë dezinformatë që është bartur te kryetari i kuvendit sepse me të si kryetar i kuvendit kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm asnjëherë nuk ndodh që mos të koordinohemi për tea të rëndësishme edhe kur jemi jashtë vendit i kemi telefonat ka mënyra të sigurta të komunikimit të cilat i posedojmë dhe është edhe çështja tjetër”, u ka thënë Osmani për Ekonomia Online.

Related posts

Ahmeti: Marrëdhëniet e mira ndëretnike janë çelësi i stabilitetit të vendit

Gjyla Halili

Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit

Gjyla Halili

Mbrëmja Vallëzimi Babë e Bijë/ Dedivanaj: Rinia jonë shembullore rezultat i punës sonë shumvjeçare në favor të çështjes kombëtare dhe promovimit të vlerave shqiptare

Gjyla Halili