AKTUALE

Memetin s’mund ta shkarkojnë, por e sugjerojnë: Të mos marrë pjesë në punën e Këshillit të Prokurorëve derisa zgjat procedura kundër tij

Banner

Këshilli i Prokurorëve ka diskutuar sot procedurën ndaj anëtarit Ixhet Memeti, i cili dyshohet se ka marrë shpërblim për ndikim të kundërligjshëm. Sipas neneve, Memeti nuk duhet të marrë pjesë në punët dhe vendimet e Këshillit për sa kohë zgjat hetimi, përcjell TV21. Anëtarët e këshillit u arsyetuan se nuk kishin mjete ligjore për ta shkarkuar. Kryetarja e Këshillit, Dushica Dimitrieska, në një deklaratë për media pas seancës, theksoi se Këshilli do ta përcjellë rrjedhën e procedurës penale dhe sipas rezultatit të saj do të veprojë sipas ligjit.
Ajo ka sqaruar se procedura e shkarkimit është e paraparë, por në këtë rast është e pamundur.

-Ajo procedurë duhet të fillojë me kërkesë të arsyetuar që duhet ta paraqesin së paku 20 prokurorë dhe një e treta e anëtarëve të Këshillit, tha Dimitreska, duke sqaruar më tej se ajo kërkesë po ashtu duhet të mbështetet me prova.
Shtoi se Këshilli nuk mund t’ia ndalojë Memetit pjesëmarrjen në seanca.

-Kjo mund të ndodhë nëse ka një vendim të tillë nga gjykata, përfundoi Dimitrieska.

Banner

Related posts

Kurti takon Lajçakun në Greqi: Moti ishte shumë më i nxehtë se diskutimi ynë

admin

Seanca e fundit e Këshillit të Komunës së Vrapçishtit/ Isen Shabani: Reflektim mbi katër vite punë dhe zhvillim

Gjyla Halili

BDI: 5 Fëmijë të vdekur në më pak se dy muaj – Koha për Përgjegjësi!

Gjyla Halili