AKTUALE

Urim Saliu: Është koha të kthehesh tek gjeneza z.Ali Ahmeti


Është momenti z. Ali Ahmeti që ta lëshë anash politikën e kompromiseve dhe ti kthehesh gjenezës.Menjëherë tani  ,qoftë edhe pa një Kongres, duhet të kthesh njerëzit tu .Koha e  shtegtarëve politikë që nuk është se më vlejnë për diçka, ka mbaruar.Në tubime i ke parë me siguri se cilët njerëz të mungojnë.Janë ata që të jepnin forcë jo vetëm politike, por edhe njerëzore.Nuk të duhen më ata që janë humbës serikë dhe profiterë e njerëz që me vite mbanin poste dhe nuk ua lëshonin vendin të tjerëve.
.Nëse do duhet të paguash edhe cmim politik , duhet të pajtohesh edhe me këtë sepse për tu kthyer te fitorja si parti e vetme duhet të kthesh ata që e sillnin atë bashkë me ty .

Ty i fitoje betejat politike  vetëm dhe përsëri mund ta bësh të njëjtën ,vetëm duhet të ndryshosh faqe.

Menjëherë tani  duhet të kthesh nacionalizmin e humbur sepse  një pjesë e maqedonasve , akoma nxjerrin vrerrë ndaj nesh dhe fituan madje bindshëm zgjedhjet me nacionalizëm të shfrenuar .

Ne ishim  mes konsensualitetit të LSDM-së dhe Nacionalizmit të VMRO-së gjatë gjithë kohës por diçka shqiptare u fashit këto vite .?!

Deshte  që të transformohesh në një multietnik  dhe e dijmë të gjithë se ishte një moment i ri në realitetin politik por thjeshtë në brendinë tënde,  ti s’mund të jesh kurrë tillë, madje edhe mund të betohemi për këtë sepse kauza yte ishte ndryshe që nga fillet e veprimit tënd  në ilegalitet   .S’mund sepse është e kundërta e  idealit tënd .
Sot ti dukesh  më keq se kundërshtarët tu.Je më keq sepse diku ke gabuar .Kundërshtarët tu tash vendojnë plisa kur dikur skishin guxim të kapin armët, ndërsa ti po bën të kundërtën sot, ke dorëzuar armët dhe ke bërë pakt me ata që na detyruan të luftojmë për të drejta.

Tani me VMRO-DPMNE-në nuk mund më të  rrëshqasësh shpejt nga nacionalizmi në një shoqëri multietnike.

Është koha z.Ahmeti që të kthesh nacionalizmin sepse kjo sjellë fitore. Kjo i solli fitore VMRO-DPMNE-së që po e poshtëron politikën shqiptare.Na ka ngatërruar të gjithëve se kush është fituesi apo humbësi i vërtetë.

Mes gjithë kësaj loje të ndyrë politike megjithatë ne akoma mbetemi shqiptarë dhe ata maqedonas.Akoma ka një urë midis nesh që na ndanë.

Gabimi tjetër që ke bërë z. Ahmeti është se të kanë dalë prej kontrolli një pjesë e njerëzve që u ke besuar së fundmi.Politika nuk është kush hekuroset më mirë.Ajo nuk mund ti lihet në dorë secilit.Ata po ta rrënojnë në heshtje partinë dhe gjithë koston e gabimeve të tyre e paguan lideri dhe ai je ty dhe gishtin më pas drejtojnë drejt teje .Kjo s’është dhe aq tragjike sepse partitë  bien një ditë, por ata po e rrënojnë edhe idealin tënd ,sakrificën tënde, dhe po ta fashisin lavdinë tënde .Fiks këtë s’duhet ta lejosh.Nuk guxon të dalësh nga politika i rrënuar,  sepse ke bagazhin e një revolucioni, e një lufte që të tjerët nuk patën guxim ta bënin  , por këtë luftë , këtë sakrificë, këtë martirizim të njerëzve që ishin me ty , nuk guxon ta harrosh kurrë.Shumë prej  këtyre njerëzve sot nuk janë në tubimet tua,nuk janë në selinë tënde.
Politika e kompromiseve nuk është më e madhe se sa martirizimi i atyre ushtarëve që flijuan jetën, shumë mbetën invalidë dhe të tjerë që u rrënuan.Shumë ushtarë sot mbeten raste sociale dhe ne ndjehemi keq kur ata që sakrifikuan jetërat e tyre për të shpëtuar jetërat tona, dinjitetin tonë , të ardhmen e fëmijëve tanë, kanë mbetur në udhëkryq të fatit.
Sado që të tjerët mundohen që të të bëjnë ndryshe ne e dijmë se pavarësisht gabimeve politike të shumta  , ti e do kombin tënd.Prandaj nuk është vonë qoftë edhe si opozitë pavarësisht rrethanave ,tu tregosh atyre që infliltrohen në  subjektin tënd , ta dijnë të vërtetën e madhe sepse në fund të fundit partisë tënde nuk i duhen satelitë që vijnë pa asnjë bagazh në jetën e tyre boshe dhe ti u jep shansin për të na rrënuar edhe neve, edhe imazhin tënd .Në fund të fundit të gjithë fitojnë e përfitojnë përmes teje,prandaj…

Related posts

Grupe të punës të VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it në bisedime për qeverinë e ardhshme

Gjyla Halili

Angellovska-Bezhoska: Banka Popullore siguroi stabilitetin e denarit, lëvizjet inflacioniste dhe sektorin bankar

Gjyla Halili

Ademi nga Fronti Europian: Sot foli populli!

Gjyla Halili