Elmi Aziri nga Fronti Europian nuk tregoi nëse do ta votojnë propozimin që Afrim Gasji të jetë kryetar i Kuvendit, përcjell TV21. Aziri tha se nuk ka ende vendim si koalicion se si do të veprojnë.
“Besoj se ende nuk janë në sipërfaqe numrat e shumicës nëse ndodh ajo që po përflitet në opinion se do të ketë koalicion mes VMRO dhe VLEN-it. Besoj se do të na shfaqet problem i krizës së thellë të legjitimitetit dhe pastaj shtrohet pyetja se çka t’i bëjmë ne legjitimitetit që e kemi marrë prej qytetarëve andaj vlerësoj se duhet mirë t’i vlerësojmë gjërat përpara se të marrim vendime. Atë që e thashë më herët të gjithë ne së bashku deputetët e Frontit Europian do të takohemi tani dhe do t’i diskutojmë të gjitha momentet e reja në skenën politike”, tha mes tjerash Elmi Aziri nga Fronti Europian.
I pyetur nëse ka shanse që ndonjë deputet i Frontit të bëhet pjesë e shumicës mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, Aziri tha se nuk ka informacione të tilla.
Deri në këtë moment që po flasim nuk kemi informacione të tilla së paku ajo që shihet në opinion, nuk kemi! Takimet e tona janë të rregullta me grupin e deputetëve nuk ka shenja të tilla”, shtoi Aziri.