AKTUALE

Mickoski: S’heq dorë nga synimi për në BE, do të jem i ashpër me të korruptuarit

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se vendi padrejtësisht ka paguar çmim të lartë në pritje për anëtarësim në BE-së por se nuk heq dorë nga ëndrra për të qenë pjesë e unionit. Ai shtoi se është i vetëdijshëm edhe për dobësinë e institucioneve dhe praninë e korrupsionit por se pritja ka goditur dinjitetin e qytetarëve. Këtë mesazh Mickoski e dërgoi në shënimin e ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Strugë.

“Është interesante se si një betim i Presidentit të Republikës mundet ta kthejë vëmendjen e të gjithë opinionit grek dhe evropian kurse pritja jonë joparimore në ulsen e pritjes të BE-së më shumë se dy dekada e gjysmë pasi kemi paguar çmime të larta për të hyrë brenda, assesi nuk komentohet dhe as nuk i intereson askujt. Nga pritja e vazhdueshme humbet dinjiteti ynë, goditet vetëbesimi ynë dhe vetpërcaktimi kolektiv. Nëse flas, kjo nuk do të thotë se heq dorë nga ajo ëndërr sepse edhe Maqedonia është Evropë dhe e merr të drejtën për anëtarësim në Union”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMN-së.

Mickoski, si mandatar i ardhshëm, nga Struga dërgoi mesazhin e nevojës për unitet, tejkalim të ndasive dhe urrejtjes si dhe për përgjegjësi nga të zgjedhurit dhe të emëruarit në qeverinë e ardhshme.

“Nuk planifikoj ta mbaj rreth meje potencialin e njerëzve sepse nëse do ta bëja këtë do të isha egoist. Potenciali duhet të shpërndahet nëpër institucione të cilat gjatë kohë kanë qenë në gjumë dhe të shkatërruara, kurse të aftit të fitojnë një mundësi të vërtetë. E dini që e keni mbështetjen time, por do ta keni edhe ashpërsinë time absolute dhe pa pardon nëse cilido nga ju futet në lojëra korrupsioni ose të fshehta. Në këtë ditë të shenjtë, nuk do të hy në matematika për numrin e ministrive por vetëm do të them se qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet të potencialit kreativ dhe progresiv”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Related posts

Regjistrimi në shkollat e mesme, Selami vizitë në QSHA”Boro Petrushevski”

admin

Sot 7 Marsi/ “Vjedhje, hajdutëri!”, Artan Fuga s’i kursen kritikat, thirrje mësuesve: Mos plaçkitni familjet, kthejuani dhuratat nxënësve!

admin

Azizi: Ali Ahmeti e Ziadin Sela kanë votuar rendin e ditës ku ndodhej Ligji për “branitelat”

Gjyla Halili