Një ndër firgurat elitare të qytetit të Tetovës Elita Masha shkruan:
Zgjedhjet e fundit që detyrojnë në zgjidhje të përhershme !
Gjendja aktuale politike ne R. Maqedonisë së veriut na detyron që të jemi më vokal se kurrë, stoik dhe të unifikuar siç dimë dhe kemi dëshmuar gjithmonë kur është dashur.
Eksperimenti social- politik që bëhet së fundmi shpien vendin drejt në humnere shumë të rrezikshme duke elektrizuar dy bashkësite më të mëdha shtetformuese ne vend, shqiptarët dhe maqedonasit përmes majorizimit të votës si dhe devijimin nga rruga e eurointegrimeve.
Paternalizmi i partisë maqedonase, VMRO si fitues tek pala maqedonase mer rolin arbitrar represiv, mohoues flagrant i demokracisë duke mos konsideruar FITUESIN ABSOLUT tek pala Jo maqedonase, FRONTI EUROPIAN, ku shumica jane shqiptarë prijesinë e së cilës me vullnet të plotë ja deleguan z. Ali Ahmeti kryetar I BDI!
Me këtë drejtpërdrejtë minohet Marveshja e Ohrit, themeli mbi të cilin ky vend ka siguruar egzistencën dhe paqen e qëndrueshme.
z. Hristijan Mickovski duhet të mbaj përgjegjësi dhe të bëj kujdes që të mos “ rrëmbehet nga ego personale “ dhe dëshirën e tij për “ disciplinim “ të disa figurave të caktuara politike, ta shëndërrroj në hakmarrje të një shumicë absolute fituese tek jo maqedonasit ku dominancë janë shqiptarët.
VLEN të mbaj përgjegjësi që behet pjese e një “ inxhinieringu politik “ duke u bere pjese e etablimit qeveritar si humbes.
Për më keq, duke u bërë pjesë, vegël e tendencës ogurzezë që të godasin figurën e liderit historik të BDI/ së, Komandantit të UÇK z. Ali Ahmeti.
Themeli i demokracisë është vota e lirë dhe fituesi i legjitimuar nga sovrani!
Vota është e shenjtë. Kur rrezikon të relativizohet,anashkalohet apo përkëmbet, atëher ngel vetëm një detyrë e vetme:
VOTA TË MBROHET.
previous post