AKTUALE

Si Xhinping ia uron Siljanovska Davkovës zgjedhjen për presidente

Presidenti i RP  të Kinës, Si Xhinping ka uruar Gordana Siljanovska-Davkovën me rastin e zgjedhjes së saj për Presidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton agjencia kineze e lajmeve Ksinhua.

Kina dhe Maqedonia e Veriut ruajnë miqësi të thellë tradicionale, thotë presidenti kinez në   urim, duke shtuar se në vitet e fundit, bashkëpunimi praktik mes dy vendeve ka bërë përparim solid dhe ka sjellë përfitime për të dy popujt.

Duke theksuar se e vlerëson shumë zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Si Xhinping thekson se është “i gatshëm të punojë me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut për të thelluar besimin e ndërsjellë politik dhe zgjerimin e shkëmbimit dhe bashkëpunimit, me qëllim që marrëdhëniet mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut të ngriten në një nivel të ri më të lartë”.

Banner

Related posts

DEKRETOHET HAFIZI QË FALË ME HATME

Gjyla Halili

Zgjedhja e Papës së Ri! Vatikani ndërpret sinjalet celulare gjatë konklavës

Gjyla Halili

ASH-Sela nesër mbledh kuvendin e pestë në Shkup

Gjyla Halili