AKTUALE

REKTORI I UNIVERSITETIT BALLKANIK LUTFI SUNAR VIZITON BFI-NË


Reisul Ulema, H. Hfz. Shaqir Ef. Fetai sot priti rektorin e Universitetit Ndërkombëtarë Ballkanik në Shkup, prof. dr. Lutfi Sunar i shoqëruar nga prof. dr. Mehmet Samsakçë dhe zëvendësrektorja prof. dr. Sejhan Murtezan Ibrahimi. Reisul Ulema u dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi për vizitën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. Mysafirët falënderuan Reisul Ulemanë për pritjen dhe e informuan për projektin i cili pritet të realizohet nga Ministria e kulturës e RMV-së, TIKA dhe Universitetit Ballkanik, e që ka të bëjë me transkriptimin, përkthimin e shkrimeve të vjetra osmane dhe epigrafeve në gjuhën turke, shqipe, anglisht dhe maqedonisht dhe digjitalizimin e tyre. Prandaj, ata kërkuan mbështetjen dhe bashkëpunimin nga BFI-ja si institucion i cili ka nën përkujdesje pjesën më të madhe të arkitekturës së vjetër osmane. Reisul Ulema theksoi se BFI si institucion, ka bashkëpunim të mrekullueshëm me institucionet e larta të Republikës së Turqisë, veçanërisht me Dijanetin dhe TIKA dhe i siguroi bartësit e këtij projektit, se BFI është e gatshme të vendosë në shërbim të gjitha kapacitete e saja për realizimin e sa më të suksesshëm të këtij projekti të rëndësishëm për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe konservimin e monumenteve historike të periudhës osmane.
Në takim të pranishëm ishin edhe prof. dr. Mumin Omerov, mr. Femi Ebibi, mr. Musanif Rufati, kuadro të BFI-së që do jenë pjesë e realizimit të projektit dhe mr. Fejzulla Sadiki dhe Fidush Ibraimi.

Banner

Related posts

“Pal Qarraj organizon Koncertin   “Të ruajmë traditat tona”  Nusja me Xhubletën Malsore dhe Duvakun e bardhë sjell emocione në publik”

Gjyla Halili

Shqiptaro – amerikani Flamur Ballazhi paralajmëron pritje madhështore për Hashim Thaçin në Tiranë

Gjyla Halili

LSM dorëzon kërkesë te deputetët, kërkon rritje urgjente e pagës minimale në 500 euro

Gjyla Halili