AKTUALE

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

Vlera e shportës minimale sindikale për majin 2024 është 60.090 denarë. Kjo i bie së për një familje katëranëtarëshe duhen së paku 1.000 euro për ta kaluar muajin.

Por, sipas Sindikatës, nëse një familje jeton me qira në një banesë prej 60 metra katrorë, shporta konsumuese rritet në 75.465 denarë.

Për një muaj, sipas Sindikatës, më shumë para apo 21.689 denarë harxhohen për ushqim dhe pije. Kjo përbën 36.1% të buxhetit familjar.

Për veshje dhe veshmbathje duhen 4.928 denarë ose 8,2% e buxhetit, për harxhimet e faturave 6.014 denarë, për transport 5.020 denarë, për higjienë 1.788 e kështu me radhë.

Sindikata ka njoftuar se në krahasim me Prillin 2024, shporta konsumuese minimale është ulur për 122 denarë. /tvklan.mk/

Banner

Related posts

Ahmeti: Ndryshimeve kushtetuese duhet t’i paraprijë pajtimi i partive politike

admin

Mickoski: Sjellja e Ali Ahmetit jo e hijshme, ai ofendon dhe po bën gabim të madh

Gjyla Halili

Zylbeari: Rrahja brutale e nxënësve shqiptarë në Tetovë dhe incidenti i ngjashëm në Manastir janë tregues të qartë se klima e urrejtjes dhe diskriminimit po përshkallëzohet

Gjyla Halili