Çfarë janë podrumet e kuqe që i përmendi lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas vendimit për rivotim në 6 vendvotime në Njësinë e Pestë Zgjedhore dhe në një vendvotim në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore? Skender Rexhepi-Zejdi në Daily Click tha se podrumet e kuqe janë vendet ku anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor kanë marrë urdhra nga partitë e tjera politike për të vendosur për rivotim, Zejdi thotë se këtë do ta dëshmojnë në proces zgjedhor.“Ato janë vendet ku do të japin llogari nesër anëtarët e KSHZ-së, ku kanë qenë aty ku kanë marrë urdhër, do e shihni, do të ketë dëshmi se paditë penale nuk bëhen pa dëshmi, ato e dinë se ku i kanë marrë urdhrat se si duhet të veprojnë. TV21: A keni ju dëshmi për këtë? Po të mos kishim dëshmi nuk do e kishim thënë as nuk do ta kishte përmendur kryetari i BDI-së. TV21: Dëshmi çfarë? Incizime, audio, dokumente? Do e shihni ju, ajo është process juridik, proces gjyqësor, do të thotë dëshmia nuk kemi nevojë të incizohet askush, dëshmia e dëshmitarëve është më e madhe se gjithçka tjetër”, tha Zejdi.