AKTUALE

Pal Dreshaj – ngrit Deçiqin në piedestal

Shkruan: Fikret Lulanaj

Njeriu që solli Evropën në Tuz


Për herë të par, K.F ” Deçiq” arrin të shpallet kampion në Mal të Zi. Sukses që kënaq çdo banor të Malësisë. Tash Deçiqi do të njihet jo vetem në rajon, por edhe në Evropë. Shumë janë njerzit që kanë kontribuar për këtë  sukses madhështor. Por gjithkund, në çdo klub më meritori për suksese është Presidenti i klubit.
Në rastin e klubit Tonë të Deçiqit, kuptohet se është  Presidenti prof.  Pal Dreshaj. Pali përfundoj fakultetin e sportit në Prishtine. Shumë vite punoj si prof. I Edukatës Fizike ne gjimnazin e Tuzit, ku u dallua si kolegë dhe profesor i dashur, puntor e mbi të gjitha person me vlera të larta njerzore….
Pali mori drejtimin e klubit në kushte jo te volitshme. Por,  me vendosmëri duket se ju betua vet vetit ;” Deçiqi” do të luaj Ligën e Kampionëve. Fal vullnetit, dashurise dhe punës se Tij, klubi për fillim.u konsidulua.  Zgjodhi organet drejtuese, mblodhi njerzit e duhur, i udhezoj dhe u prini. Duket se shpirtin  dhe zemrën e  vuri në shërbim të skuadrës  dhe krenarisë se të gjithë Neve- Deçiqit. Me përpikmëri zgjodhi trajnerët, lojtarët, sponzorizuesit. Dhe sukseset filluan të arrijnë, u vulosen me shpalljen kampion të ” Deçiqit”.
Presidenti i K.F ” DEÇIQ” është më meritori që Tuzi prej para dy ditësh eshte në harten fudbollistike të Evropës. Puna e Palit në klubin Tonë të zemrës mbetet si shembull për të gjithë Neve që punojmë në lëmi të ndryshme ne jete. Presidenti skaliti emrin e Tij  me shkronja të arta në histori të fudbollit , Tuzit dhe  Malesisë.

Related posts

DREJTORI I INSTITUTIT TË TRASHËGIMISË SË SHARIKAS NË BFI

admin

Osmani: Albanofobia e VMRO-së tejkalon edhe vijat e kuqe! Hedhin vrerë kundër shqiptarëve dhe BDI-së

Gjyla Halili

Fruti që i sjell përfitime zemrës dhe përmirëson gjumin

admin