Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia morën pjesë në ceremoninë e përurimit të rinovimeve në Klinikën e Onkologjisë, raporton Ekonomia Onlline.
Kryeministri Kurti ka thënë se kemi një investim substancial prej 600 mijë euro.
“Kemi një investim substancial prej 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë fort domethënëse për mjekët, infermierët, stafin mbështetës që janë gjithsej 70 por para së gjithash për pacientët. I kanë pasur 45 shterët e tash i kanë 60 shtretër. Dhe së shpejti do të jenë 110. Me aksliratorin e ri të cilin e kemi instaluar lista e pritjes është zero. Ky investim kap shifrën 1 milion e 444 mijë euro. Unë jam i lumtur që mora vesh se procesi i dhënies së vaksinës HPV-së i sëmundjes së kancerit të mitrës është duke shkuar mirë, lista esenciale e barnave është zgjedhuar dhe se buxheti është shtuar. Nga 24 milion euro në 60 milion euro. Në Kosovë qytetarët e Republikës blejnë 120 milion euro barna gjysmën e blejnë ata e gjysmën tjetër paguan shteti. Nga dy rezonanca magnetike vetëm këto tri vite janë edhe tri rezonanca të reja. Terapia tabletare tash ipet edhe në Prizren. Është një ditë e veçantë për pacientët, mjekët e stafin të cilët i falënderoj nga zemra”, ka thënë Kurti.