AKTUALE

Rivotimi, porosia e VMRO-së/ Shaqiri: Është e qartë, po frikësohen nga “Fronti Europian”

Banner

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri që vjen nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti e cila bën pjesë në “Frontin Europian”, në “Facebook”, ka publikuar disa dëshmi për siç thotë ai, inzhineringun zgjedhor, pas vendimit skandaloz që morri KSHZ-ja për ri-votim.

Sipas Shaqirit, përmendja e BDI-së në porositë e VMRO-së e bën të qartë frikën që ato realisht kanë nga “Fronti Europian”.

Në fund, Shaqiri ka bërë apel për të gjithë struganët që mos binë pre e këtyre manipulimeve, dhe ka ftuar të gjithë ata që votojnë në këtë vendvotim  të dalin dhe të votojnë “Frontin Europian”.

“Kjo thirrje është dëshmi e qartë se cili është qëllimi i vendimit të KSHZ për rivotim. Inzhineringun zgjedhor edhe në vendvotimin 1844 në Strugë e paskan kalkuluar në detaje dhe shumë Alena do të thirren në qëllimin e marrjes së një deputeti të BDI (çfarë histerie, përmendin vetëm BDI, por harojnë se BDI garoi në koalicion jo vetë). Kjo e bën të qartë frikën e tyre një Front Europian fuqia e dytë politike në vend dhe qëllimin e Frontit për rrugën euro-integruese të vendit. Struganë të dashur, mos bini pre e këtyre manipulimeve, ju që votoni në këtë vendvotim dilni të gjithë të votoni Frontin Europian që ta mbroni dinjitetin tuaj të cilin të tjerët duan ta nëpërkëmbin”, ka shkruar Shaqiri.

Banner

Related posts

Fjolla Ibrahimi i bashkangjitet LD-së së Izet Mexhitit

Gjyla Halili

Skandal/ “Vojvoda” në vend të Memishit, VMRO i’a merr Lëvizjes Besa edhe zëvendës drejtorin e NPK-së

Gjyla Halili

Shpërthen zjarr tek Guri i Kuq, mbi fshatin Sellcë të Tetovës

Gjyla Halili