AKTUALE

KSHZ-ja i komunikon mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare

Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve, sot në seancën e 105-të, e cila është duke u zhvilluar, i publikon rezultatet për shpërndarjen e mandateve për deputetë për njësite zgjedhore konform votave të fituara në zgjedhjet parlamentare më 8 maj të vitit 2024.

Siç informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, sipas rendit të ditës, në seancë do të debatohet edhe rreth propozim-vendimeve për përsëritje të votimit në NJZ 5 në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunëne Dollnenit, 1194 dhe 1202, në Komunën e Krushevës 1844 në Komunën e Strugës dhe 1272 në Komunën e Ohrit, si dhe në NJZ 6 në vendvotimin 2101 në Komunën e Zhelinës.

KSHZ-ja duhet t’i shqyrtojë edhe propozim-vendimet për shkarkimin e kryetarit, anëtarët dhe zëvendësit e tyre në këshillat zgjedhorë në vendvotimet 1470/1 dhe 1470 në Komunën e Dollnenit, 1190 dhe 1202 në Komunën e Krushevës, 1844 në Komunën e Strugës, 1272 në Komunën e Ohrit dhe 2101 në Komunën e Zhelinës.

Banner

Related posts

Cili kandidat do të fiton në diasporë, Taravari apo Osmani?

Gjyla Halili

Ali Ahmeti në familjen e Heroit të Kombit Rexhep Malaj: Veprimtaria e tij është në themelet e UÇK-së

Gjyla Halili

Mexhiti: Të qëndrojmë në mbështetje të Ukrainës dhe të drejtës së saj për sovranitet

Gjyla Halili