AKTUALE

40 sulme nga qentë endacakë për pesë muaj në Tetovë, ende nuk ka filluar trajtimi i tyre

Banner



Për më pak se pesë muaj, numri i rasteve të raportuara për sulme nga qentë endacakë në policinë e Tetovës është 40. Në lidhje me problemin me qentë endacakë Komuna e Tetovës së fundmi ka hapur një tender, por nga ky institucion nuk i tregojnë detajet.

Qentë endacakë të rrugëve në Tetovë vazhdojnë të jenë kërcënim për sigurinë publike, sidomos për fëmijët.

Fatmir Rexhepi, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme na njoftoi se nga fillimi i vitit deri me 15 mars në polici janë regjistruar 40 raste të sulmeve të tyre ndaj kalimtarëve.

Mirëpo, ky numër besohet të jetë më i lartë, marrë parasysh se jo gjithkush i raporton sulmet.

Për zgjidhjen e problemit me qentë e rrugës, Komuna e Tetovës  për vitin 2024 ka ndarë 4 milionë denarë.

Për këtë problem, ishte hapur procedurë për tender i cili ka përfunduar.

Në ueb faqen elektronike të Prokurimeve Publike qëndron se Komuna e Tetovës më 07.05.2024 për “Programin për zbatimin dhe zgjidhjen e problemit të kafshëve të pastreha” ka përzgjedhur Shoqërinë për përkujdesjen e qenve endacakë “ANA AGRO SHPKNJP” f.Rataje, komuna e Jegunocës.

Megjithatë, kontrata nuk është e publikuar ende në këtë sistem elektronik.

Kërkuan detajet nga Komuna e Tetovës, se kur e njëjta do të fillojë të zbatohet në terren dhe për çfarë konkretisht bëhet fjalë. Por nga Komuna e Tetovës nuk na u përgjigjën.

Paraprakisht Komuna e Tetovës pari njoftuar se ka në plan ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë, e cila u paralajmërua edhe në vitin 2023, por që nuk u realizua.

Zgjidhja tjetër shihet edhe ndërtimi i strehimores rajonale për të gjitha komunat e Pollogut, por ky projekt zvarritet me vite.

Kujtojmë që vitin e kaluar (2023) në Tetovë u regjistruan 73 raste të kafshimeve nga qentë endacakë.

Banner

Related posts

Ngadalë hasëm se këtu ka burra,malësorët vërshojnë aeroportet

admin

Ndahet nga jeta Qani Dehari, aktivisti nga Sllupçani që një jetë ia kushtoi kombit

Gjyla Halili

Sali u shkarkua si ministër me 65 vota “pro”, Aliti dhe Çupi me 64 vota

admin