AKTUALE

Drejt qeverisë pa kushte!

Medai Shaholli

Vlenistë si humbës të vërtetë të zgjedhjeve të 8 majit duket se janë dorëzuar dhe kanë hequr dorë nga kushtet dhe kërkesat e mëparëshme të ndryshimit dhe së ardhmes, për gjoja në emër të shqiptarëve për pjesëmarrjen e tyre me kushtet dhe zotimet në qeverinë e koalicionit.

Si pikë e parë nuk do të jetë harmonizimi i programit qeveritar me propozimet e vlenistëve, pasi atë e harton kryekomiti Micko me komitët e tij ndërsa vlenistët në qeverinë e re do të jenë dekori.
Qeveria e koalicionit do të përbëhet edhe nga pakicat përfshirë këtu “pakicën shqiptare” që do të shërbejnë aty si “rrotë rezervë” e qeverisë dhe jo si partnerë të denjë qeveritar.
Çështja e 20% duket si një premtim i harruar i një kohe të largët përballë qëndrimit shoven dhe të njohur tashmë të kryekomitit Micko, pasi VLEN-i nuk do ta kushtëzoj me këtë çeshtje të betonuar dhe të padiskutueshme për komitët se nuk ka ndryshim kushtetues që fshinë 20% si referencë për gjuhën shqipe.

Ashtu siç ka bërë të ditur më parë mandatari dhe kryekomiti Micko, se në qeverinë e tij nuk pranon diktat dhe shantazh përfshirë këtu dhe”rrotën rezervë” VLEN, për çeshtje të ndryshme siç janë ndryshimet kushtetuese për te cilën vlenistët nuk e kanë kushtëzuar për shkak të ndijesisë që komitët kanë për këtë “thembër të Akilit”.

Vlenistët u dëshmuan tashmë se janë patriotë të përkohëshëm si “bateri kineze” që kanë afat jetëgjatësie njëmujore, sa peŕ efekt elektoral.
Ata ne bordelon qeveritare do të hyjnë nga dera e pasme si kurvica pa dinjitet.
Përzgjedhja e VLEN-it nga kryekomiti Micko dhe jo e Frontit Europian ( pa u keqkuptuar se po bëj tifo për Frontin) si fitues në kampin shqiptar është e drejtë e tij e ligjshme se kë do për “shfalerkë” në bordelon qeveritare, pasi e ka “zhvirgjëruar” moralisht VLEN-in në pazarin e kurvërisë politike para se të hapej fushata zgjedhore.

Tani shqiptarët siç duket do presin për shumë kohë dhe jo siç thanë vlenistët se “Ndryshimi” tashmë ka nisur, por jo, ai nuk duket gjëkundi, ku përkundrazi, komitët kanë filluar provokimet e para me fqinjët lidhur me mosrespektimin e Marrëveshjes së Prespës dhe emrit të “drzhavës” pa e përmendur shtesën “e Veriut”.

Ky qëndrim ultranacionalist i komitëve të VMRO-së nuk është ogur i mirë dhe shpresë për ndryshim e as për të ardhmen ashtu siç premtonin vlenistët gjatë fushatës zgjedhore.
Veç zhgënjimit me qeverinë e re shqiptarëve dhe jo vetëm u kanë ngelur t’i kthejnë sytë nga qielli duke u “lutur perëndisë” t’ia sjell mendjen për së mbari komitëve që të bëhet realitet “Ndryshimi” i shumëpritur.
Me komitët në krye të qeverisë së re dhe me qëndrimet e tyre sfiduese përballë bashkësisë ndërkombëtare merr fund ëndrra për “Ndryshim” e vlenistëve dhe e gjithë shqiptarëve në katër vitet e ardhshme.
Jetëgjatësia e qeverisë së re të koalicionit do të varet nga qëndrimi dhe presioni i bashkësisë ndërkombëtare.

Related posts

REISUL ULEMA BASHKË ME U.D MUFTIUN E TETOVËS NË NDARJEN E ÇMIMIT “FADIL SULEJMANI” NË UNIVERSITETIN E TETOVËS

Gjyla Halili

Grubi në Pressing: Me Albin Kurtin njihemi që shumë vite, ndërhyrjet e VV-së në RMV nuk kanë pasur kurrë sukses!

Gjyla Halili

Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha u takua me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi z. Nikë Gjeloshaj

Gjyla Halili