AKTUALE

Micotakis për ERT: Do të krijoni probleme – RMV është edhe për përdorim të brendshëm!

Nuk mund të arrihet asnjë progress në rrugën e gjatë të RMV-së drejt Evropës pa respektimin abslout të Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit – ka deklaruar Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë një interviste për televizionin publik – ERT.

Baza e Marrëveshjes së Prespës është koncepti i emërtimit, respektivisht emri – Maqedonia e Veriut të përdoret “erga omnes” apo brenda dhe jashtë shtetit – tha gjatë një interviste për televizionin shtetëror grek -ERT, Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis.

Ai, gjatë intervistës, ka dërguar mesazhe paralajmëruese për Qeverinë e ardhshme në Shkup – se pa harmonizimin e plotë me Marrëveshjen rreth emrit, Greqia nuk do t`i ratifikojë memorandumet dhe nuk do të ketë progres në perspektivën evropiane të vendit.

Ai pret qëndrimet zyrtare të qeverisë së re, por, siç ka potencuar, sinjalet e para janë negative.

“Dua të rikujtoj se nuk votuam për Marrëveshjen e Prespës, sepse shprehëm rezerva të mëdha për shkak se me këtë marrëveshje njihet kombi dhe gjuha maqedonase. Por, lidhur me çështjen e emrit ka nënvizime të qarta. Dua që edhe një herë të dërgojë mesazhe paralajmëruese për qeverinë e re, që tash e tutje të ndryshohet linja. Në të kundërtën, me siguri se do të shkaktojnë probleme jo vetëm në raportet Greqi – Maqedoni e Veriut, por edhe në raportet Evropë – RMV” – tha Kirjakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Kryeministri grek Micotakis, gjatë intervistës edhe një herë ka përmendur inaugurimin e Presidentes Siljanovska, e cila gjatë betimit dhe fjalimit në Kuvend, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit.

Personalisht intervenova që ta informoj udhëheqësinë e BE-së për deklaratat e Presidentes së RMV-së. Ky veprim u dënua nga Presidentja e Komisionit dhe Presidenti i këshillit dhe nga SHBA-të. Besoj se do të bëhet një presion i gjithmbarshëm ndaj udhëheqësisë së RMV-së që të mos bëjë lëshime” – tha Kirjakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Reagimet e palës greke u intensifikuan pas inaugurimit të Presidentes Siljanovska si dhe pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili u zotua se do ta ndjek shembullin e Presidentes së re.

Banner

Related posts

Me muaj të tërë pritje në Radiologji për një incizim

Gjyla Halili

Kovacevski dhe Bekteshi vizituan kompanitë me renome në Tetovë, Vezë Sharri, Lecker, Elektro Sharri

admin

Agron Dedivanaj: “Dashuria për atdheun është topi që rrënon kështjellat më të forta”, urime Pavarsinë Kosovë

Gjyla Halili