AKTUALE

Fatmir Izairi: Nuk rreshtohem me VLEN-in, jam me Ali Ahmetin

Ditëve të fundit emri i Fatmir Izairit është lakuar se po kalon me Izet Mexhitin dhe VLEN-in apo i ka ndihmuar LSDM-së në zgjedhjet e 8 Majit. Ai ka hedhur poshtë këto spekulime duke theksuar se shumë herë kanë tentuar që të rreshtohet në disa supbjekte madje edhe me “Grupin e Zjarrit” por ai nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë në asnjë parti politike.

Izari thotë se do të mbetet besnik i Ali Ahmetit dhe le të merr fund shpekulimi se do të kalojë në ndonjë parti politike.

“Ditëve të fundit si dhe gjatë fushatës parazgjedhore, nga njerëz e koloare të ndryshme parafrazohet emri im, duke më bërë njëherë në anën e Izetit e herë me LSDM-në.

Bëj me dije për opinionin që pas kohës së luftës, zgjedhjet e 2002 kam qenë i rreshtuar në PPD-(arsye të njohura besoj), e më pas duke qenë doktor i UÇK, patjeter që vlersoja të vazhdoja me krahun e luftës edhe në paqe dhe akoma vazhdoj të mendoj se nuk kam gabuar që jam në krah të Ali Ahmetit dhe BDI.Por besoj se edhe ai do të lirohet nga disa interesxhinjë dhe hipokrit,sepse ata vetvetiu do të ikin.

Rreshtimin tim në BDI më të qartë e kanë persona kyç të sajë ,atyre që ua rrefuzoja ofertat për tu bashkuar me ta kur ikën nga BDI ,në më pak se një vit larg, e të njejtët kur u rikthyen gjetën guximin të më pyesnin se me cilin tabor jam dhe kështu duke më bërë tua rikujtoj se edhe kur ikën ata edhe kur u rikthyen unë aty isha, në BDI dhe me Ali Ahmetin” ka shkruar Fatmir Izairi

Related posts

Myftiu i Tetovës Qani ef.Nesimi përcolli grupin e tretë të nijetlinjëve për haxh

admin

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Gjyla Halili

Era Istrefi tregon fizikun e shkëlqyer në veshjen e ekspozuar

admin