AKTUALE

VLEN: Panika është e kuptueshme, por keqpërdorimi i funksionit dhe presioni ndaj gjykatës e patolerushme!

Banner

Deklaratat e Bujar Osmanit, Talat Xhaferit dhe të tjerëve nga rangu i tyre, janë ndërhyrje klasike e BDI-së, për të ushtruar presion ndaj gjykatës administrative dhe kjo është një shkelje e qartë e pavarësisë së gjyqësorit që rrezikon integritetin e procesit gjyqësor dhe zgjedhor.

Konstatimet e KSHZ janë shumë të qarta dhe vërtetojnë atë që ne e themi prej në fillim, që BDI ka kryer parregullsi dhe shkelje të mëdha zgjedhore, me presione shantazhe, kërcënime, tregëtime ka manipuluar vullnetin e qytetarëve. Tani me presione ndaj gjykatave po tentojnë të bëjnë përsëri të njejtën.

Populli thotë, ‘Ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron’. Këto sjellje nuk na befasojnë, i kemi të feskëta presionet ndaj Besa Ademit dhe e dijmë që të tilla deklarata janë më e pakta që ata mund të bëjnë. Siç kanë shkelur çdo vlerë demokratike, me shtypjen e gjyqësorit po e shkelin edhe këtë parim themelor të demokracisë, por kësaj rradhe drejtësia do të jetë në anën tonë. E besojmë fuqishëm.

Bëjmë thirrje tek gjykata administrative, që të mos ndikohen nga presionet politike por të japin vendimin bazuar në burime e fakte ligjore. Ne duam të besojmë në sundimin e ligjit dhe në pavarësinë e institucioneve, përfshirë gjykatat.

Prandaj, duke vlerësuar se vendimi i KSHZ është një vendim i drejtë i bazuar në fakte të pashmangshme; fakte të cilat rezultuan që vendimi të merret me vota unanime nga të gjithë anëtarët e KSHZ-së, e bëjnë këtë vendim edhe më të qëndrueshëm e të fuqishëm. Prandaj presim që këto fakte dhe ligje përsëri të respektohen.

Banner

Related posts

Mickoski paralajmëron dhjetëra aksione policore për krime të kryera

Gjyla Halili

FIZHT ME THIRRJE TË RE PUBLIKE “GRANTE TË BASHKËFINANCUARA PËR KOMERCIALIZIMIN E INOVACIONEVE

admin

Lloga: Vetingu është në interes të të gjitha partive

admin