AKTUALE

Doganierët e Maqedonisë së Veriut sekuestruan ar në vlerë të mbi 325 mijë eurove

Nëpunësit doganorë kanë sekuestruar 4,8 kilogramë flori me vlerë prej 20,4 milionë denarë, pas kontrollit të një autobusi në vendkalimin kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend.

Siç njoftoi Drejtoria e Doganave, nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë përzgjedhur një autobus, i cili ka qarkulluar në linjën Stamboll-Gostivar, me ç’rast është kryer kontrollim i plotë.

Në pjesën e bagazheve u gjet një çantë e zezë, në të cilën u zbulua flori me peshë 4.8 kilogramë në nëntë pako të mbështjella me plasmas. Shoferi i cili fillimisht deklaroi se nuk kishte asgjë për të raportuar, pasi u zbulua ari, konfirmoi se çanta ishte e tij.

“Me këtë rast është parandaluar shmangia e pagesës së tatimit në vlerë prej 5 milionë denarëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore.

Ari sipas ligjit do të dorëzohet në Bankën Popullore.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Alfabeti i gjuhës shqipe identiteti i çdo shqiptari

Gjyla Halili

Digjet vetura e drejtorit të burgut të Idrizovës

Gjyla Halili

VLEN hapi shtabin zgjedhor në Dolnen

Gjyla Halili