Dr. Iris Halili
Kryetare e Degës Vatra Miami
Presidente e Klubit “Flas Shqip” (Non- Profit Organization)
Vatra Miami mblodhi kominitetin shqiptar të Floridës së Jugut me rastin e festën së Nënës. E ftuar ishte artistja e shquar Artjola Toska. Mirënjohje të veçantë për zonjën Mimoza Karaj Ninçeviç që krijoi lidhjen me divën e muzikës popullore Artjola Toska. U promovua “Klubi Flas Shqip”, i cili për herë të parë në shtetin e Floridës do të zhvillojë mësime të gjuhës shqipe, si dhe për herë të parë në SHBA këto mësime do të zhvillohen falas. Pas 28-vjetësh Vatra Miami dhe Artjola Toska arritën të rimbledhin Ansamblin Migjeni!
E gjithë simbolika e festës së Nënës organizuar nga Vatra Miami shihet në pankartën ku janë rradhitur portreti i Rozafës, logoja e Vatrës Miami dhe ajo e Klubit “Flas Shqip”. Të treja imazhet kanë një lidhje shumë natyrale. Kur mendoja për imazhin femëror që do të vendosnim në festë nuk gjeja dot figurë më të madhërishme se Rozafa jonë e mijra viteve më parë, ekzakt 4 shekuj përpara krishtit. Ajo na vjen nga legjenda si gruaja që pranon të muroset në mbrojtje të Atdheut por që edhe nuk rresht së kryeri mision e saj më të shenjtë atë të vazhdimësisë së jetës. Rozafa pranon që në mbrojtje të atdheut të flijojë anën e majtë të trupit andej nga reh zemra, ndërsa anën e djathtë të trupit kërkoi ta mbajë jashtë e ti jap kështu gji foshnjes e ta përkund atë. Në besimin pagan ana e djathtë është simboli i diellit. Sikur dielli që rilind çdo ditë edhe nënat janë simbol i rilindjes së përjeteshme. Rozafa na vjen kështu simboli më i skalitur i nënës shqiptare! Amaneti kryesor i kolosëve shqiptarë Fan Noli dhe Faik Konica , që ngritën Federatën Pan-Shqiptare Vatra pikërisht 112 ishte: “Të rit në mes shqiptarëve të Amerikës dhe me anë të tyre në mes Shqiptarëve të Shqipërisë, shpirtin e ndihmës në mes tyre dhe dashurinë për kombësinë e tyre”! Ne në Vatra Miami, mendojmë se ky është një amanet për të cilin duhet të punojmë fort me të gjithë komunitetin shqiptar të zonës së Miamit që njihet edhe si FIorida e Jugut (Miami Dede, Broward dhe Palm Beach). Ajo që na lidh në moton tone “Duam Shqipërinë, kur duam më shumë njëri-tjetrin”, nuk është as e shkuara jonë në atdhe dhe as e tashmja jonë në emigrim, as bindjet politike dhe as ato fetare. Sado e bukur qofte një poezi ajo asnjëhere nuk e shfaq gjithë formën e saj në gjuhë të huaj. Kështu është edhe puna e emigrantëve, nëse do të bëja këtu një metaforë. Sado bukur ta ndërtojmë ne jetën në emigracion dhe sado të arrirë të jemi larg vendit, neve sërisht do të na mungojë ajo që kemi lënë pas dhe për të mos e vuajtur këtë mungesë ne duhet të lidhemi me njëri -tjetrin dhe të duhemi sa më shumë me njëri tjetrin, se jemi të gjithë pasardhës të Heroit tonë kombëtarë Skënderbeut, që na la amanetin e madh: “Qëndroni gjithmonë të bashkuar” !!
Dhe në këte bashkim ajo që na lidh është pasuria më e madhe që trashëgon çdo shqiptar kudo ku jeton, dhe kjo është GJUHA SHQIPE! Sikur thonte edhe Iluministi i madh Mit’hat Frashëri: “Gjuha i lidh njerëzit me njëri-tjetrin, vëllezër dhe motra, që nuk dinë gjuhën e nënës, janë më të huaj në mes tyre sesa dy njerëz që njihen për herë të pare”.
Duke i mësuar fëmijëve tanë gjuhën shqipe ne mbajmë të gjallë frymën kombëtare dhe mbi të gjitha ne mbajmë të gjallë kombin tonë që falë gjuhës nuk e humbi kurrë identitetin e tij sa të lashtë aq edhe të veçantë. Pa gjuhë nuk ka komb!
Në kuadër të këtij misioni, Vatra Miami vjen përpara të gjithë komunitetit shqiptar të Floridës së Jugut me premtimin e sinqertë se më datë 1 Qershor 2024 Klubi Flas Shqip do të hapë rregjistrimin për cdo fëmijë apo të rritur në komunitet që kërkon ta mësojë gjuhën e nënës. Dhe për këtë kam krijuar Klubin “Flas Shqip” , ku çdo i rregjistruar do të ketë mundësi të mësojë gjuhën shqipe FALAS sikurse edhe nëna ja mëson fëmijës gjuhën e saj.
Këtu dua të ndalem në një falenderim të vecantë për të gjithë ata prindër që jo vetëm e mbështetën idenë time, por që ishin bashkë me mua që në fillesat e këtij misioni. Z. Ilir Dekaj i cili solli i pari vajzën e ti Anabela dhe te gjithë fëmijët e familjes se tij sikur nipërit Abriel, Dariel, Florina dhe Ledion; Zonja Rovena Barbuto e cila e hapi shtëpine e saj për ditën e parë të takimit me fëmijët, ku ishin edhe të sajët – Sofia dhe Leo; Z. Alban Hoti solli të dy fëmijët e tij Fisnikun dhe Delvinën si dhe mundësoi mjedisin ku ne zhvilluam provat e korrit. Zonjat Uarda Selimaj dhe Arjola Dedaj sollën fëmijët e tyre Natalia, Joan dhe Giani, dhe më ndihmuan për ti mësuar fëmijve këngën Fol Shqip si dhe për ti mbajtuar ata në ritëm; Zonja Mirlinda Ajgeri e cila ishte e para nënë kosovare që regjistroi fëmijët e saj Mikana dhe Alien në Klubin Flas Shqip. Ajo ishte e para që më grishi me idenë e ftesës të Arjojës në Florida pasi fëmijët e saj e duan shumë këtë këngëtare. Zoti Nesti Nikaj, Nënkryetari i Vatra Miami si dhe zonja e tij Esmeralda të cilët e bindën vajzën e tyre Athina që ti bashkëngjitet klubit; Jonida solli së fundmi të dy vajzat e saj Jolyeen dhe Adria dhe megjithëse me dy herë prova ato ishin gati për koncertin. Falenderoj me gjithë zemrër zonjën Rezarta dhe zonjushën Keida Dervishi, Nënë e Bijë, dy sipermarëse të talentuara të kompanisë “Soulemade Customers” që më ndihmuan shumë në formësimin e logos së Klubit , si dhe dhuruan të gjitha bluzat e fëmijve dhe prindërve të Klubit “Flas Shqip”. Një falenderim i vecantë i shkon Zonjës Elsa Kerpi e cila sponsorizoi gazetaren Eva Dori nga TV Albanian Dream , si dhe bëri të mundur prezencën e një fotografi profesional. Mbi të gjitha Elsa m’u gjend me kohën dhe gadishmërinë e saj për te ndihmuar në prag të eventit.
Nje tjetër mirënjohje i shkon komunitetit shqiptar nga Kosova dhe Maqedonia dhe qe banojnë në West Palm Beach. Ata të organizuar më së shumti nga Doktoresha Vlora Sulejmani ishin të pranishëm në event me të gjithë familjet e tyre.
Një moment vërtet mbresëlënës për të gjithë të ftuarit ishte dekori i veshur me Kostume Popullore Shqiptare, të sjella nga gazetarja Eva Dori. Te ftuarit kishin mundësi të bënin foto profesionale apo dhe 3 D si për të rritur dhe për fëmijë. Ky moment i dha Klubit Flas Shqip vërtet një fillim të bukur shqiptar ku do të flitet dhe ndihesh shqiptar .
E ftuara e nderit në event ishte zonja Artjola Toska, diva e muzikës së kultivuar popullore shqiptare. Me këngën Fol Shqip ajo i ka dhuruar çdo shqiptari në botë një himn frymëzues pasi sikur dihet shumë herë më shume sesa politika apo leadërshipi frymëzon kënga apo poezia; Kanë qënë të shumta rastet në histori kur këto kanë sjellë revolucione shoqërore dhe jo vetëm. Artjola Toska erdhi posaçërisht për ne në Miami, për herë të parë në këtë rajon të Floridës si dhe na nderoi me zërin e saj magjik. Lidhjen me Artjolën e bëri të mundur ish solistja e parë e Ansamblit Migjeni, Zonja Mimoza Karaj. Të pranishme ishin edhe disa nga ish – valltarët e Ansambilit Migjeni. Ky moment i solli edhe një lajm tjetër të bukur festës, pasi pas 28-vjetësh Vatra Miami dhe Artjola Toska arritën të rimbledhin Ansamblin Migjeni.
Të ftuar të tjerë të nderit ishin ish Ambasadori i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, autori i shumë librave dhe skeceve ( dikur pranë ish-estradës së Fierit) zoti Pëllumb Kulla me bashkëshorten aktoren e mirënjohur Xhuljet Kulla. U rikujtuan shumë momente nga pjesë së shfaqjeve të këtyre dy gjigandëve të humorit shqiptar. Zonjës Xhuljeta Kulla ju dorëzua Trofeja e Mirënjohjes për Talentin dhe Aktrimin e një jete në skenë.
Atmosfera u ndez me një energji gati sublime kur Artjola Toska dhe fëmijët e Klubit “Flas Shqip” u vendosën brënda një flamuri gjigand dhe së bashku kënduan këngën “Xhamadani Vija Vija” “Flamuri më i bukur në Botë” dhe sigurisht hymnin “Fol Shqip”.
Në mes të entuziazmit që kishte përfshirë sallën u krijua mundësia për dhënien e disa trofeve nga Vatra Miami:
Zonjës Merita MC’CORMACK nga Washington DC– “Për 20 vite përkushtim pranë Vatrës”
Zonjës Shpresa Gallaj – “Për shërbim të shkëlqyer në Vatra Jacksonville”
Zonjës Rezarta Reso nga Worcester e Shtetit të MA– “Për Shërbim të shkëlqyer në komunitetin shqiptar”
Shkollës së Gjuhës Shqipe pranë shoqatës “Bijtë e Shqipes”, me Mirënjohje dhe Respekt.
Gazetares së “Albanian Dream TV” zonjës Eva Dori, me motivacionin “Si zëri real i disporës”.
Zonjës Anila Tahiraj & Anila Kitchen “Për zemrën dhe duart e arta” pasi i shërben shumë komunitetit të Filadelfias dhe Vatra Miami kërkon ta sjellë atë si një shëmbull për komunitetin e saj.
Ndersa nga komuniteti i Floridës së Jugut ju dhanë zonjave:
Elian Magari – Nga Fort Lauderdale si “Liderja e Vitit” , trofe e bazuar ne karrieren e saj prej disa dekadash në pozicione drejtuese në një prej kompanive të grupit 500 Fortune.
Rezarta dhe Keida Dervishi – Boca Roton, Nënë dhe Bijë si inovatore dhe bisnesmene të shkëlqyera në komunitet.
Resmije Hoxha – Miami “Super Mama”, pasi me vetmohimin e saj duke bërë disa punë e vetme arriti të shkollojë dhe nxjerrë ne jetë si dhe ta këshillojë në drejtim të karries vajzën e saj Anjeza Chukus cila ka përfunduar studimet në tre prej top Universiteteve Amerikane (Emory University undergraduate, University of Michigan – Medical School dhe Stanford University – Residency , dhe sot ajo punon si partnere në një prej qëndrave mjekësore më prestigjioze në Miami.
Dr. Vlora Sulejmani – West Palm Beach – “Gruaja e Hekurt” , Për luftën dhe fitorën që ka patur me vdekjen pasi ka kaluar disa sëmundje kanceroze në të njëjtën kohë.
Jonida Goga – Role Model, Për Respektin që gëzon në komunitet dhe profesionalizimin si Agjente Shtëpish.
Mimoza Karaj – Soliste e Pare e Ansamblit Migjeni, me Mirënjohje dhe Respekt nga komuniteti.
Elsa Kerpi – Gruaja e Vitit, për arritjet profesionale në fushën e biznesit dhe ndihmën e pakursyer në komunitet.
Xhuljeta Kulla- Me Mirënjohje për Talentin dhe Humorin e një Jete në Skenë.
Artjola Toska- Të parës dhe të vetmes Yllit Artjola Toska, ne kujtim të kësaj mbrëmjeje maji.
U vlerësua si një model i arrirë një nënë e re, zonja Tika Hoti, e lindur dhe rritur në SHBA, por me orrigjinë nga Kosova, ajo ka sjellë në jetë 5 fëmijë dhe ështe model i nënës së re që duam ta shohim sa më shumë në komunitet.
Nuk mund të lija pa një trofe mirënjohjeje nënën time Sabire Halili, që mbetet dhe shoqja ime më e mirë e jetës . Trofeja e saj ishte nga unë vajza e saj, në shenjë mirënjohjeje dhe dashurie që nuk njeh kufi.
Në fund të eventit u shpërndanë dhurata surprizë si dhe u bë një foto e përbashkët, që sigurisht nuk përmblidhte dot të gjithë të ftuarit. Dritat u shuan, por të ftuarit donin që festa të vazhdonte dhe kjo na la me mbresën e një fillimi të mbarë të një pune që do të jetë në vazhdimësi. Komentet dhe përshtypjet e të gjithëve ishin nga më të lartat. Tashmë edhe Florida e Jugut po mblidhet në një komunitet sikur NY, apo disa komunitete të tjera të diasporës.