AKTUALE

Dispozitat e kontestuara të ligjeve për pagat e gjyqtarëve, para Gjykatës Kushtetuese

Dispozitat e kundërshtuara të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe Ligjit për pagat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor për uljen e koeficientit për përcaktimin e pagave të gjyqtarëve, të cilat Kuvendi i miratoi më 29 shkurt të këtij viti, janë ndër temat për diskutim në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Në rendin e ditës të seancës janë gjithsej shtatë iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë dhe tre propozime për vendimmarrje për lëndët me projektvendime, përkatësisht për rastet për të cilat tashmë ka përfunduar diskutimi.

Iniciatorë të iniciativave për ndryshimet e kontestuara ligjore janë Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Presidentes Vesna Dameva dhe Asociacioni i Gjyqtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes kryetarit Xhemali Saiti.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: “Hristijan Mickoski është rritur me gurabija, me keksa! Hristijan mos nis BELA dhe mati fjalët se je i ri dhe të qet buza tomël”

Gjyla Halili

Ixhet Memeti pas bastisjes sot ka shkuar në punë, ka tentuar ti bindë kolegët se ai nuk ka lidhje me gjykatësin e arrestuar

Gjyla Halili

Artan Grubi optimist se do të bëhen ndryshimet kushtetuese për VMRO-në thotë se e ka humbur kapacitetin koalicionues

admin