AKTUALE

Skandaloze! VMRO e quan Opozitën shqiptare “koalicijata na makedonskite albanci VLEN”

Partia maqedonase VMRO-DPMNE në një komunikatë për shtyp Opozitën Shqiptare VLEN e ka quajtur si “koalicion i shqiptarëve-maqedonas”, term ky nxitës për prishje të marrëdhënieve ndëretnike në vend dhe veprim qe e dërgon vendin drejt izolimit ndërkombëtar.


Rastin e ka publikuar në Facebook analisti, Faton Aliti i cili shkruan se ankesat e VLEN-it, VMRO-së dhe LSDM-së për procesin zgjedhor në dy vendvotime, është tentativë për falsifikim të rezultatit real të zgjedhjeve të 8 majit.

Reagimi i plotë:

DPMNE në komunikatë për shtyp përdor termin “koalicijata na makedonskite albanci VLEN” (foto më poshtë).

Për momentin po zhvillohet mbledhja e KSHZ-së ku shqyrtohen ankesat e DPMNE, VLEN dhe LSDM në lidhje me disa vendvotime për të cilat të gjithë procesverbalet janë nënshkruar nga të gjithë anëtarët e komisioneve zgjedhore me qëllim që t’i merren dy mandate Frontit Evropian. Domethënë përgatitet falcifikim i procesit zgjedhorë.

Greqia, Bullgaria, BE-ja dhe SHBA-të shprehën qartazi shqetësimin e tyre në lidhje me mosrespektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Nëse dita duket prej në mëngjes atëherë është e qartë se Maqedonia shkon drejt acarrimit të marëdhënieve ndëretnike dhe izolimit ndërkombëtarë.

Ajo që nuk mund të parashikohet është sa gjatë do të mund të durojë në këtë gjendje para se të na ndodh krizë politike dhe institucionale.

Related posts

VMRO-DPMNE në mbledhje të organeve më të larta partiake do t’i konfirmojë listat për deputetë

Gjyla Halili

Krenar Lloga: Gëzuar 3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Mediave të gjithë gazetarëve

Gjyla Halili

Mariçiq: Do të formohet grupi i ekspertëve për ndryshimet kushtetuese, ta shfrytëzojmë momentin politik për eurointegrimet

admin