Në përvjetorin e rënies heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, në Prekaz, më 13 maj 1981, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka theksuar se në Prekazin legjendar u ngrit flamuri kuq e zi, për t’u bërë kala e pamposhtur.
“Pranvera e vitit 1981, kishte vënë në veprim atdhetarët kundër terrorit jugosllav i cili ishte bërë i padurueshëm për shqiptarët. Në këto demonstrata, qytetarët në krye me rininë studentore demonstruan në mënyrë paqësore me parullën “Kosova Republikë”. Policia jugosllave, nuk i kursente demonstruesit duarthatë dhe kishte vrarë dhjetëra të rinj”, ka shkruar Lladrovci.
Represioni jugosllav-serb, thekson Lladrovci, kishte marrë hov dhe në ditën e shënuar të policisë okupatore, më 13 maj 1981, ata e kishin rrethuar kullën e Tahir e Nebih Mehës, në Prekaz. Pushteti jugosllav, kishte harruar domethënien e Prekazit dhe Drenicës. Ashtu si më parë, ajo hasi në rezistencë heroike të Tahir dhe Nebih Mehës, duke e bërë festën e policisë jugosllave ditë morti.
“Tahir dhe Nebih Meha ranë heroikisht, pas luftimeve të rrepta me njësitë speciale të okupatorit jugosllav, por, në Prekazin legjendar u ngrit flamuri kuq e zi, për t’u bërë kala e pamposhtur. Heroi Tahir Meha u bë simbol i qëndresës nga Drenica heroike, prandaj, pranë varrit të tij, Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari u betua për hakmarrje”, ka shkruar në fund Lladrovci.
Lavdi e përjetshme për heronjtë e kombit Tahir dhe Nebih Meha!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
https://www.facebook.com/share/6hVLbUkZCMckuCx1/?mibextid=WC7FNe