AKTUALEKOSOVË

Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës edhe Kosovës!



Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët e komunës së Drenasit të regjistrohen, duke cekur se me regjistrim i japin vlerë komunës dhe Kosovës.

Regjistrimi i popullsisë po vijon, andaj kërkoj nga Ju të regjistroheni brenda afatit (deri më 17 maj 2024), pavarësisht vendit të përkohshëm ku jetoni, ka theksuar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Qytetarë të komunës së Drenasit, regjistrohuni!
Regjistrimi i popullsisë është shumë i rëndësishëm për pushtetin lokal dhe Republikën e Kosovës.
Regjistrimi i popullsisë po vijon, andaj kërkoj nga Ju të regjistroheni brenda afatit (deri më 17 maj 2024), pavarësisht vendit të përkohshëm ku jetoni. Regjistrimi i popullsisë është obligim e detyrim ligjor.
Regjistrimi i popullsisë, ka rëndësi të madhe për pushtetin lokal, sepse, numri i popullsisë përcakton projeksionet buxhetore për dhjetë vitet e ardhme, duke ndikuar drejtpërdrejtë në nivelin e granteve, punësimit, kuadrit arsimor dhe çështjeve tjera për dekadën e ardhme.
Sa i takon regjistrimit të pensionistëve, askush nuk ka të drejtë t’ua mohoj marrjen e pensionit të krijuar me punë apo me moshë, pavarësisht ku jetoni.
Regjistrimi Juaj, i jep vlerë edhe komunës, edhe Kosovës. Qytetarë të komunës së Drenasit, regjistrohuni!
https://ask.rks-gov.net/Rekos

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0v5fL7f9JviNkMrRDKNvRPkpQ497XLyc6MwjhHRLk6TYNUSJK7qPhwtz5q3wq3upil&id=1653723698&mibextid=WC7FNe

Related posts

Gashi: Do ofrojmë plan program që do jep zgjidhje për çdo problem të qytetarëve

Gjyla Halili

BDI mblidhet sot në Tetovë

admin

Ali Ahmeti: Dënoj në formën më të ashpër tentativën për atentat ndaj Presidentit Tramp

Gjyla Halili