AKTUALE

KSHZ-ja ka pranuar ankesën e VLEN-it për vendvotimin 2101, do të ketë rivotim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor vendosi që në Zhelinë në fshatin Llërc në vendvotimin 2101 të përsëritet procesi i votimit. Nga ankesa e koalicionit VLEN u konstatua se në kutinë e votimit është gjetur një fletëvotim më tepër, ndërsa mungojnë tre fleta të votimit nga materiali i mbetur.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu u akuzua nga disa anëtarë për obstruksione në punën e komisionit. Ajo kërkoi që arkiva e KSHZ-së të tregon se kush i ka sjell ankesat. Këtë kërkesë të saj edhe pse e ironizuan disa anëtarë, në fund me shumicë votash u votua që të mos sillen dhe të mos shqyrtohen pasi komisioni vepron për ankesat e dorëzuara dhe jo për mënyrën se si janë sjell në KSHZ.

Koalicioni VLEN ka 10 ankesa për njësinë e gjashtë zgjedhore. Ankesa ka edhe VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera. Gjithsej 27 ankesa kanë arritur në adresë të KSHZ-së. Pas pranimit të njërës ankesë, pala tjetër ka të drejtën e ankesës plotësuese në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendos në afat brenda 24 orëve. Rivotimi në 10 qendra të votimit në njësinë e gjashtë zgjedhore mund të sjell ndryshim në rezultatin final mes Frontit Evropian dhe Koalicionit VLEN./ Alsat.mk

Related posts

Arafat Muaremi kalon në BDI, poston fotografi me Ali Ahmetin

Gjyla Halili

Gjenerali Wesley Kanne Clark shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Çairit

Gjyla Halili

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, senatorët amerikanë rrisin presionin ndaj Hungarisë

Gjyla Halili