AKTUALE

Ambasada e SHBA: Mbetemi të përkushtuar ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten fort të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Kjo është përgjigja e ambasadës amerikane në vend për “360 gradë” në pyetjen për inaugurimin e djeshëm të presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska-Davkova, e cila duke dhënë betimin solemnë në Kuvend përdori vetëm emrin Maqedoni në vend të asaj kushtetuese Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Pasi të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet një kryeministër, ne do të vazhdojmë të përforcojmë rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe përfitimeve nga përparimi i vendit me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian”, thonë nga Ambasada Amerikane në vend.

Kujtojmë se dje, derisa kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, po lexonte deklaratën solemne me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë së Veriut, presidentja e sapozgjedhur e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë përsëritje përdori vetëm emrin Maqedoni.

Related posts

Dorëhiqen 40 zyrtarë policorë për shkak të pagave të ulëta

admin

Qeveria vendosi: Ndalohen kazinotë dhe lojërat e fatit pranë shkollave fillore dhe të mesme

admin

Izet Mexhiti: Qeveria për penzionistët, jetë të dinjitetshme për të gjith qytetarët

Gjyla Halili