AKTUALE

Mickoski dhe VLEN, detyrat që i presin?

Banner

Muhamer Pajaziti

Lideri i VMRO-së, Hristian Mickoski është para një udhëkryqi tejet të ndërlikuar dhe se vendimet që do merren ditëve në vijim, janë me rëndësi për të ardhmen e vendit.

Në planin e brendshëm, nëse mandatet e partisë së tij, i sheh si mundësi për majorizimin e demokracisë apo të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, ai do të gaboj rëndë.

Në negociatat me koalicionin VLEN, ai duhet ti respektoj kërkesat e shqiptarëve për barazi dhe demokraci konsensuale.

Qeveria e re duhet të bazohet në parimet e ligjshmërisë dhe barazisë.

Duhet të vijnë në shprehje vlerat njerëzore dhe meritokracia.

Duhet të eliminohet partiokracia dhe hajnia.

Diversiteti etnik dhe kulturor duhet të shihet si pasuri.

Politikat etnocentrike duhet të zhduken, sepse jemi shtet multietnik.

Ndryshe, mund të dalin në pah opsione të reja, të cilat minojnë stabilitetin e vendit.

Ndryshe, do shtohet numri i pasaportave bullgare dhe biletat një drejtimshe për në Gjermani e gjetiu.

Ndryshe, edhe të rinjtë shqiptarë do vazhdojnë të ikin e të boshatisen vendbanimet tona.

Nëse vazhdon nacionalizmi i rremë si pretekst për t’a zhvatur apo vjedhur shtetin, ky vend do mbetet një oazë ku jetojnë vetëm politikanët e korruptuar dhe familjarët e tyre.

Në planin e politikës së jashtme nuk duhet të ketë alternativë tjetër, përpos rrugës evropiane.

Sa i përket sigurisë, Maqedoninë e mbron Aleanca e NATO-s…

Banner

Related posts

Lladrovci pret në takim kampionët e Ligës së parë, F.C. Feronikeli ’74: Krenar me juve!

admin

Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, Ilir Meta pas hekurave!

Gjyla Halili

BEKTESHI DHE DESPOTOVSKI NË BRUKSEL, NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR INVESTIM TË RI,40 MILION EURO NË TIRZ KËRÇOVË

admin