AKTUALE

VLEN i reagon Siljanovskës: Nuk duhet të hapen plagët e vjetra, presidenti duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës

Banner

Nga Koalicioni VLEN kanë reaguar pas debatit të shkaktuar për mos përmendjen e emrit kushtetues të vendit, nga ana e presidentes Gordana Siljanovska, gjatë inaugurimit të saj.
Nga ky koalicioni thonë se nuk duhet të hapen plagët e vjetra
“Shprehim shqetësimin tonë për ndikimin e emocioneve të fushatës zgjedhore në racionalitetin e hapave të parë në realpolitikë. Ne i kuptojmë ndjenjat e popullit maqedonas, por nuk ka shans të dytë për një përshtypje të parë për kreun e ri të shtetit. Presidenti i Republikës duhet të jetë shembull i respektimit të Kushtetutës, sidomos kur bëhet fjalë për një profesoreshë të së Drejtës Kushtetuese.
Maqedonia e Veriut është anëtare fuqiplotë e Aleancës së NATO-s dhe negociatat me BE-në kanë filluar, por ndryshimet kushtetuese na presin përpara për të vazhduar në rrugën evropiane. Ne nuk kemi nevojë për hapjen e plagëve të vjetra. Ndaj është mirë që presidentja e re nënshkroi betimin me emrin kushtetues, që është ende një shenjë se realiteti de facto pranohet prej saj”, thuhet në reagimin e VLEN-it. /SHENJA/

Banner

Related posts

Mot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 28 gradë

Gjyla Halili

Për reforma sistematike na duhen 80 deputetë në Kuvend dhe për këtë do t’u japim mundësi të gjithëve, paralajmëroi Mickoski

Gjyla Halili

Fari Iseni: Problemeve si ky, po u vjen fundi

Gjyla Halili