AKTUALE

Sot mbushen 14 vjet nga vrasja e Harun Aliut

Sot mbushen 14 vjet nga vrasja e Harun Aliut – komandant Kushtrimit së bashku me shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni.

Vrasja e tij dhe rrethanat ende mbeten mister dhe mbeti gjithmonë sipas versionit zyrtar policor, përcjell INA.

Sipas raportit të policisë që atëkohë drejtohej nga ministrja Gordana Jankullovska thuhet kështu: “Në orët e mëngjesit në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Radushë ka neutralizuar një grup të armatosur prej katër personave të cilët kanë udhëtuar me një furgon të bardhë përplot me armatim”.

Më vonë u kumtua se të vrarët nga ana e policisë ishin Xhafer Shala 31 vjeçar nga Prishtina, Qemal Fejzullahun 47 vjeçar nga fshati Gërçec i Shkupit, Shaban Zenuni 36 vjeçar nga fshati Merovë i Tetovës dhe Harun Aliu, 39 vjeçar nga Shkupi.Por skenari ndaj Harun Aliut ishte përgatitur shumë më përpara. Atij i ishte faturuar vrasja e një pjesëtari të njësitit policor “Tigrat” , një incident që kishte ndodhur më 3 janar 2008, kur një makinë në lëvizje kishte shtënë në drejtim të furgonit të policisë speciale, ku mbeti i vrarë polici Zoran Markovski, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Për këtë incident policia e Maqedonisë akuzoi Harun Aliun si pjesë e grupit që kishte kryer sulmin dhe më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm. Që nga ky rasti Harun Aliu arratiset dhe ishte i pakapshëm për autoritetet. Ai në disa deklarata të tij më pas mohoi ta ketë kryer sulmin dhe akuzoi se bëhet fjalë për proces të montuar politik ndaj tij nga Qeveria e Maqedonisë.

Harun Aliu atë periudhë ishte aktiv edhe në politikë me subjektin politik Alternativa Kombëtare, i pakënaqur me zhvillimet dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve.

Por 12 maji i 2010 ishte i kobshëm për të dhe bashkëveprimtarët e tij.

Vrasja e mistershme

Në shumë debate dhe forume sociale është komentuar se vrasja ishte në rrethana të mistershme, e që nga zyrtarisht nga MPB e asaj kohe e Jankullovsës thuhej se lokaliteti i vrasjes ishte “në afërsi të Radushës”. Por gjithnjë ka pasur spekulime të ndryshme, se a ka qenë aty vendi i ngjarjes së vrasjes aop janë ekzekutuar dhe më pastaj janë sjellë në këtë lokacion me qëllime tendencioze.

Banorët e rrethinës të gjithë e dinë se vendi te pishat ku MPB e prezantoi si vend ngjarje është te udhëkryqi ku ndahen rrugët per fshatin Rashçe dhe fshatin Radushë, mirëpo lokacioni i përket kufirit midis njësisë kadastrale të fshatit Svillare e Poshtme dhe njësisë kadastrale të fshatit Svillaree e Epërme. Banorët e vendit e quajnë lokacionin, “te çeshma” dhe banorët e llogarisin si territor i fshatit Svillare e Epërme prej nga lidhet edhe një rrugë alternative e pa asfaltuar direkt nga Svillarja e Epërme me këtë lokacion dhe vazhdon si rrugë malore deri në zonën kufitare.

Nga simulimet që janë bërë nga Google Maps lehtë mund të shihet largësia e vendngjarjes nga të gjitha fshatrat e rethinës si Radusha, Rashçja, Svillarja e Poshtme, Svillarja e Epërme, Kondova si dhe Kuçkova e banuar me maqedon e cila në vijë ajrore është më afër vendngjarjes se sa Radusha të cilën e përmend Raporti i MPB-së i asaj kohe, por pikërisht kjo tendencë ngjallë edhe dyshimet dhe prapaskenat e MPB-së për ta paraqitur të vërtetën e shtrembëruar për rastin e vrasjes së mistershme të Harun Aliut-Komandant Kushtrimit. Ky rast asnjëherë nuk pati një rihetim apo kërkesë për hetim nga Prokuroria Speciale, për të cilën nismë kishte zëra dhe kërkesa që mbeten vetëm në letër.

Related posts

Shërbimet janë online, por administrata vazhdon të zgjerohet dhe të zgjasë pushimet

Gjyla Halili

Hajdari: Kemi shtuar inspektimet për çmimet e naftës, së shpejti do të merret një vendim

admin

Rina Ajdari në Ditën e Tokës: Tetovarët nuk e meritojnë këtë neglizhencë dhe këtë joseriozitet

Gjyla Halili