AKTUALE

Micotakis: Edhe pse nuk isha dakord me Marrëveshjen e Prespës, duhet ta respektoj, tani të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe nga qeveria e re në Shkup

Shpresoj se ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve, nuk do të jenë qëndrim zyrtar i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme, deklaroi kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis në intervistën për televizionin grek Alfa.

Micotakis sqaroi se edhe ai si opozitë nuk u dakordua me Marrëveshjen e Prespës, por tani duhet ta respektojë në kuadër të vazhdimësisë së shtetit dhe theksoi se të njëjtën gjë duhet ta bëjë edhe Qeveria e re.

Theksoi se “me shqetësim” i ndjek deklaratat e zyrtarëve të VMRO-së, por edhe se “me interes të madh” e pret qëndrimin zyrtar të kryeministrit të ri për të parë “se si do t’i referohet emrit të vendit të tij”.

“Dua të jem i qartë. Unë personalisht nuk kam qenë dakord me Marrëveshjen e Prespës, ndërsa veçanërisht me termat “kombi maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase”. Por, e pranova Marrëveshjen në kuadër të vazhdimësisë së shtetit dhe kuptova se, pavarësisht mospajtimit tim me Marrëveshjen, duhet ta respektojë. Të njëjtat kërkesa ekzistojnë edhe tani nga udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut. Le të jemi të durueshëm. Dua të shpresoj që ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve, nuk do të jenë qëndrimi zyrtar i qeverisë së re pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme”, tha Micotakis.

Related posts

Taravari: Hyjmë në Qeveri për t’i shtyrë disa punë përpara

admin

Mickoski: Maqedonia do të jetë vendi me numrin më të madh të investimeve të huaja për kokë banori në rajon

Gjyla Halili

BDI Tetovë reagon pas rastit tragjik në Spitalin Klinik të Tetovës

Gjyla Halili