AKTUALE

Serbi i arrestuar dje në Jarinjë dyshohet se sulmoi ushtarët e KFOR-it në maj të 2023-ës

Banner

Policia e Kosovës bëri të ditur të premten se një person është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinje.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, i dyshuari është arrestuar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në Zveçan në maj të vitit 2023.

Konkretisht në protestën e madhe që ka ndodhur me 29 maj, ku janë plagosur disa ushtarë të KFOR-it.

“Zveçan 29.05.2023 – NN.  Lidhur me veprat e cekura penale, më 10.05.2024,  në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Banner

Related posts

Pritje madhështore me plisa e flamuj për Ali Ahmetin në Kumanovë: Të parandalohet zhbërja e të arriturave të shqiptarëve

Gjyla Halili

Shoqata “Malësia e Madhe” Association – New York letër urimi Presidentit të Klubit të Futbollit “Deçiq”, Pal Dreshaj

Gjyla Halili

Mexhiti: Visar Ganiu është i kërcënuar, por s’ka veprim të prokurorit dhe MPB-së

admin