Artan Grubi nga Fronti Europian, duke folur në Emisionin Debat Plus në Klan Maqedonia, ka diskutuar sfidat e mundshme të qeverisjes në një parlament ku VMRO-DPMNE zotëron 58 vende. Ai pranoi se nuk e njeh thellësisht mënyrën e qeverisjes së VMRO-së të re, por kujtoi bashkëqeverisjen e mëparshme me VMRO-në nga viti 2008 deri në 2016, duke theksuar se atëherë, pavarësisht një shumice të madhe, partitë shqiptare arritën të kenë një përfaqësim të fortë në qeveri dhe të luftojnë politikat diskriminuese.
“Te aspekti i qeverisjes si do të jetë pazari me një VMRO me 58 deputetë. Unë këtë VMRO nuk e njoh shumë mirë krytarin e tyre e kam takuar disa herë në cilësi të marrjes së përkrahjes për ligjet që kanë të bëjnë me korridorin 8, sepse i bllokonin në kuvend, dhe për kodin zgjedhor, e për çështje të tjera. Kemi pasur dialogje, kemi pasur shumë takime, nuk e njoh në esencë mënyrën e qeverisjes, sepse ai asnjëher nuk ka qeverisur, dhe nuk ka qenë pjesë e institucioneve. Nuk ka qenë pjesë e ndonjë ministrie, apo institucioni qeverisës, që t’ia dimi kapacitetet institucionale, dhe administartive atij. Por kemi bahskëqeverisur me VMRO-në paraprake nga viti 2008, deri në vitin 2016, dhe asokohe edhe pse kanë pasur ata 63 deputetë ne kemi arritur të kemi 6 ministra, 8 ministra shqiptarë, dhe nuk kemi lejuar politika diskriminuese ndaj shqiptarëve, sepse ka pasur dhe tentava”, tha Grubi.
Grubi theksoi se në kushtet aktuale, partitë shqiptare do të kenë një rol kyç si “portierë” për të parandaluar vendosjen e politikave diskriminuese dhe për të siguruar një përfaqësim të sinqertë në qeverisje. Ai përmendi sfidat e kaluara si heqjen e objekteve ilire dhe maqedonizimin e historisë si shembuj të betejave të fituara nga partitë shqiptare për të ruajtur identitetin dhe të drejtat e tyre.
“Nëse ju kujtohet Shkupi 2014 për heqjen e çdo objekti ilir, dhe maqedonizimit të historisë, krijimi i një identiteti të ri dhe ne këtu kemi bërë betejë shumë të madhe, ose me enciklopedinë që i quanin shqiptarët të ardhur prej mali, apo popull i egër, të cilën e luftuam dhe e ndryshuam.
Tash në këto rrethana me VMRO-në partitë shqiptare do ta kenë shumë të vështirë, për arsye se duhet të bëhesh portier, mos po gjuajnë ndonjë top me padrejtësi etnike.
Dhe partitë shqiptare munden ta pengojnë vetëm me përfaqësim të sinqertë, dhe jo përfaqësim principatash. Tani do të na sjelli në ashtu situate ku ne do të bëhemi portiera për të mos na vendosur ndonjë politikë diskriminuese”, tha Grubi.